A ia ka vlejtur? Një dekadë me luftëra? Arratisje, dëbime?
Jo, do të thoshin shumica e qytetarëve të shtatë shteteve pasardhëse të Jugosllavisë, sikur të pyetej një kolektiv përfaqësues i tyre, qoftë ndër të moshuarit që e kanë përjetuar atë ngjarje, qoftë ndër të rinjtë që nuk njohin asgjë tjetër përveç periudhës postjugosllave.
Por një kolektiv i tillë nuk ekziston. Nuk ka më shoqëri jugosllave që të përfaqësohej prej tij. Nëse pyet sot njerëzit në ish-republikat e veçanta, përgjigja është shumë e ndryshme. Vetëm në Slloveni kujtesa lidhur me shtetin multietnik, për shumicën e njerëzve është e relaksuar. Ka qenë OK, fare mirë, për disa gjëra të vjen keq, por në fund nuk shkonte më. Kjo është formula më e përhapur atje. Por, a ka qenë me të vërtetë OK?
Ndër shqiptarët e Kosovës nuk ka pothuajse fare nostalgjikë të Jugosllavisë. Kujtesa e dekadës së fundit të shtetit është tepër traumatike. Në Kosovë deri në vitin 1999 nuk kishte luftë, por terror policor. Nga ana tjetër, rënia e Jugosllavisë vajtohet haptas nga shumë bashkëkohës në Serbi, në Maqedoninë e Veriut, në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Mal të Zi dhe madje në Kroaci, edhe pse jo hapur apo pas gotës së tretë të birrës. Në një sondazh të gjerë, zhvilluar më shumë se dhjetë vjet pas pavarësisë dhe luftës, shumica e cilësoi Josip Brozin Titon, figurën kryesore të shumëpërfolur të Jugosllavisë, si kroatin më të madh të të gjitha kohërave. Përpjekja për t’ia ndërruar atij vendin me babanë e pavarësisë së Kroacisë në 1991, Franjo Tuxhman, nuk gjeti me të vërtetë pranim. Stipe Mesiq, presidenti i dytë i vendit pas pavarësisë, e pati titulluar me krenari librin e tij të kujtesës: “Si e shkatërruam ne Jugosllavinë”. Kjo nuk u prit mirë. Në botimin e dytë e njëjta vepër u quajt: “Si u shkatërrua Jugosllavia”.
Krimbin e shkatërrimit vendi e mbante prej kohësh në vetvete. Diversiteti kulturor i banorëve nuk ishte problemi. Kombe të tjera, nga India në Zvicër e deri në vendet e emigracionit, si ShBA-ja, ia dalin të jetojnë me dallime shumë më të mëdha. Problemi është si të veprosh me to.
Në “Jugosllavinë e parë” të periudhës mes dy luftërave botërore (1918-1941), parulla ishte që dallimet kombëtare, konfesionale apo kulturore të injoroheshin sa më shumë. Ndodhi e kundërta e asaj që dëshirohej, meqë shumica relative, ajo serbe, u imponua më fort.
Pas sulmit nga Gjermania naziste dhe më vonë luftës civile të viteve 1940, me ngjyrim të fortë etnik, komunistët u betuan të mos përsërisnin gabimin e vjetër. Në “Jugosllavinë e dytë” (1943-1991) u morën në konsideratë me vetëdije identitetet e vjetra kombëtare, dhe të rejat u stimuluan – si ato të maqedonasve, boshnjakëve dhe së fundmi edhe të romëve. Për aq kohë sa identiteti kombëtar i bazuar në modelin sovjetik kuptohej si folklor dhe e vetmja përgjegjëse për politikën ishte partia e bashkuar komuniste, ky sistem funksiononte. Por, kur komunizmi u bë gjithnjë e më i diskutueshëm, kur demokracia parlamentare u dëshmua superiore në nivel botëror dhe kur në fund u zbeh edhe miti i luftës partizane, përkatësitë kombëtare morën gjithnjë e më shumë kuptim politik.
Pozicionet, vendet e punës, burimet financiare, autostradat, vendndodhjet e ndërmarrjeve prodhuese… për gjithçka në Jugosllavinë socialiste respektohej “çelësi” etnik. Vendimet e shumicës ndaloheshin, sepse një kombësi ishte gjithmonë më e fortë se tjetra. Gjithçka synonte ekuilibrin optimal. Por, ekuilibri ishte në gjendje të mbahej vetëm si jo i qëndrueshëm. Kur gjërat filluan të rrëshqasin, si në Kroaci në fillim të viteve 1970, Tito ndërhyri dhe i futi brenda ata që prishën qetësinë.
Pasardhësit të mundshëm të Titos, arbitrit të madh, i duhej të kishte qenë një kryqëzim i arritur i paraardhësve nga të gjitha kombësitë jugosllave. Një të tillë nuk kishte. Në presidiumin tetëanëtarësh, që duhej të merrte përsipër këtë rol, vendimet me shumicë qenë formalisht të mundshme. Por, kur një komb kalohej me vota nga të tjerët, gjithmonë vihej menjëherë në pikëpyetje ekzistenca e shtetit. Kur Sllobodan Millosheviqi, “presidenti serb i reformave”, siç u konsiderua fillimisht, injoroi me “bllokun e tij serb”, kujdesin dhe konsideratën e nevojshme, shtetit i erdhi vërtetë fundi.
Jugo-nostalgjikët ngrenë sot përsëri në qiell modelin e shtetit multietnik si një shembull; ata thonë se vendi është shkatërruar ose nga vendet e huaja armiqësore ose nga politikanët dashakëqij. Por, një shoqëri që shpërndan pasurinë dhe pushtetin e vet sipas kuotave etnike, nuk duhet të çuditet kur konfliktet midis grupeve etnike dominojnë gjithçka. Ndarja ishte në fund pasoja logjike. Njerëz qëllimkëqij që e çuan projektin drejt një fundi të përgjakshëm, si kudo tjetër në botë nuk mungonin as në Jugosllavi.
Kjo nuk do të thotë që Jugosllavia nuk ka pasur kurrë një shans. Në fund të viteve 1960, kur thuajse kudo në botë ekzistonte një frymë optimizmi, edhe në Jugosllavi të rinjtë luftuan për vlerat liberale. Shumica e tyre u morën kryesisht me barazinë qytetare, jo me barazinë kombëtare. Por, garda e vjetër në pushtet, me Titon në krye, nuk dëshironte të guxonte më shumë demokraci. Në vend të kësaj ajo vendosi të balancojë ekuilibrin etnik edhe më fort se më parë. Në fund të gjithë u ndien të shfrytëzuar nga të gjithë. Dhe të gjithë me të drejtë.
Jugosllavia nuk do të ekzistojë më kurrë. Por, vende të tjera multietnike dhe organizata të ngjashme me formën e shtetit po përballen me sfida të ngjashme me ato të shtetit multietnik para shembjes së tij. Arsye e mjaftueshme kjo, që duke shikuar pas, të evitosh çdo shfaqje arrogance. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë