LAJMI I FUNDIT:

Çfarë modeli i duhet Kosovës?

Vendet e ndryshme të botës aplikojnë modele të ndryshme të përcaktimit të kostos së interkoneksionit në mes të ofruesve të shërbimeve telekomunikuese. Secili vend i kushton rëndësi modeleve të kostos së interkoneksionit, sepse përcaktimi joadekaut i tarifave të interkoneksionit mund të veprojnë si barriera për futjen e konkurrencës, duke dobësuar investimet në infrastruktura të reja dhe duke hequr inovacionet publike dhe opsionet e shërbimeve atraktive.

Klientët janë përfituesit e fundit të rregullimit të mirë të politikave të interkoneksionit. Por nëse i analizojmë me kujdes modelet e kostos së interkoneksionit në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, shihet se jo të gjitha këto vende kanë arritur aplikimin e tarifave dhe çmimeve të terminimit të thirrjeve mobile të bazuara në kosto,atribut i kualifikimit të një operatori efikas.

Në Kosovë me hapjen e tregut të shërbimeve telekomunikuese mobile, sidomos pas vitit 2007 me futjen në treg të operatorit të telefonisë mobile IPKO, gjatë hulumtimeve të bëra nga të dhënat e operatorëve VALA dhe IPKO dhe të dhënat e Rregullatorit, gjatë përllogaritjes së tarifave të terminimt të thirrjeve mobile është marrë për bazë modeli “Benchmarking”.


“Benchmarking” është proces i përcaktimit të çmimeve të interkonksionit në bazë të çmimeve në juridiksionet tjera, të krahasueshme me vendin tonë në ndonjë aspekt relevant të zhvillimit, ose si referencë e efikasitetit nga tregjet e zhvilluara.

Modelin “Benchmarkinkg” janë duke e implementuar edhe disa vende tjera në rajon si: Maqedonia, Kroacia, Sllovakia, Bullgaria, etj. Se çfarë modeli i duhet Kosovës më së miri e kuptojmë nëse analizojmë me kujdes përparësitë dhe mangësitë e modelit “Benchmarking” me përparësitë dhe mangësitë e së paku tri modeleve të cilat shihen sot si mënyra më efikase ekonomike në caktimin efektiv të interkoneksionit të konkurenteve, pra me modelet “Bottom-UP” , “Top-Down” dhe ai i “Çmimeve Tavan”.

1. Si përparësi e modelit “Bottom UP” është se: mund të modeloj koston me të cilën një ofrues i ri i shërbimeve do të ballafaqohet, mund të ndryshohen lehtë supozimet (fleksibiliteti) dhe shumë nga informacionet e shfrytëzuara janë publike (transparenca).

Si mangësi e këtij modeli është se mund të optimizoj përtej mase ose të mos marr parasysh kosto të caktuara. Nëse kjo ndodh, operatori nuk do të kompensohet në masë të duhur dhe si rezultat do te reduktoj investimet në rrjete. Modelimi i shpenzimeve operative zakonisht bazohet në margjina të thjeshta në vend të kostove reale/aktuale, të dhënat e nevojshme për model mund të mos janë prezente, si dhe procesi i modelimit mund të jetë i gjatë dhe me kosto të madhe.

2. Përparësitë e modelit “Top-Down” janë: inkorporon koston aktuale, është i përshtatshëm për testim të rezultateve nga modeli “Bottom-UP”, mund të jetë më i shpejt për implementim, por kjo varet nga fakti se sa kategori nga kontabiliteti financiar ju përshtatën të dhënave të nevojshme.

Mangësitë e Modelit “Top-Down” janë: përfshinë koston aktuale të firmës, rrjedhimisht me besueshmëri përfshin edhe jo efikasitetin, është më pak transparent – për çështje të konfidencialitetit, pretendentet tjerë mund të mos kanë qasje në informacionet e shfrytëzuara, palët mund të shprehin pa kënaqësi me rregullat e alokimit të kostos (rregullat për alokim të kostove të përbashkëta në shërbime specifike), dhe të dhënat mund të mos janë në formën e duhur.

3. Përparësitë e modelit të “Çmimeve Tavan” janë: sigurojnë nxitje për një efikasitet më të madh, siguron fleksibilitet më të madhe të çmimeve, përmirëson procesin rregullator dhe redukton ndërhyrjen e Rregullatorit dhe mikro-menaxhmentin, lejon konsumatorët dhe operatorët të ndajnë fitimet e pritshme të produktivitetit dhe mbron konsumatorët dhe konkurruesit duke limituar rritjen e çmimeve.

4. Përparësitë e modelit “Benchmarking” janë: tejkalimi i ndërmarrjes komplekse të modelimit të kostos me metodat nga këndvështrimi i nevojës për të dhëna, koha e shpejt e llogaritjes – metodologjia e specifikuara me udhëzime të BE, transparenca – llogaritja bëhet vetëm në bazë të të dhënave të publikuara nga autoritete të autorizuara të BE.

Mangësitë e “Benchmarking” moszgjedhja adekuate e shteteve në bashkësinë referente, mund të rezultojë në kompensim jo adekuat për operator dhe si rezultat edhe në investime në sektor, si dhe hyrja e operatoreve joefikas në zona urbane.

Rezultatet e hulumtimit të tregut të telekomunikacionit flasin për trendin e zvogëlimit permanent të tarifave të terminimit të thirrjeve mobile prej vitit në vit, trend ky që është karakteristikë edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Por “Benchmarking” lejohet me ligj si metodologji kalimtare dhe është shumë e dobishme për rregullator në faza të hershme të zhvillimit, siç është rasti me rregullatorin tonë.

Rekomandimi për Kosovën nga aspekti i përcaktimit të tarifave të interkoneksionit është që në një të ardhme të bazohen në modelin e “Çmimeve Tavan” apo edhe në modelet “Bottom-UP” dhe “Top-Down”, të cilat modele shihen sot si mënyra më efikase ekonomike në caktimin efektiv të interkoneksionit të konkurrentëve.

Në trend

Më shumë
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Auto

"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori