LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është kirurgjia laparaskopike?

Çfarë është kirurgjia laparaskopike?

Kirurgjia laparaskopike, është kryerja e operacioneve të ndryshme abdominale me prerje të vogla rreth 1 cm në saje të një sistemi optik (kamerës), që vendoset në abdomen.

Dr. Goksu Goc
Obstetër-Gjinekolog
Spitali Amerikan
038 221 661 / 045 500 910
www.spitaliamerikan.com

Operacionet laparaskopike kanë një histori 100 vjeçare, operacioni i parë i kryer në Suedi në vitin 1910.

Te cilët pacientë aplikohet laparaskopia?
Laparaskopia (kirurgjia minimale invazive) kryhet me anestezi të përgjithshme dhe aplikohet për arsye diagnostike dhe terapeutike, që nga moshat më të vogla deri në ato të mëdha. Nuk ka kufizim të moshës.


Pacientë, që kanë një rrezik më të madh për komplikacione gjatë operacionit laparaskopik janë: ato që kanë kaluar operacione abdominale më herët, ato që kanë adhezione (ngjitje organesh) abdominal për arsye të ndonjë infeksioni të mëparshëm abdominal (p.sh. sëmundje pelvike inflamatore), probleme serioze intestinale, masa abdominale me dimensione ekstrem të mëdha dhe herni diafragmatike. Gjithashtu pacientët që kanë insuficiencë kardiopulmonare në shumicën e rasteve nuk e përballojnë operacionin laparaskopik. Në rastet e lartpërmendura, që futen në grupin e pacientëve për rrezikshmërinë më të lartë të komplikacioneve, preferohet operacioni i hapur (me incizon, prerje relativisht më të madhe të abdomenit).

Ku përdoren operacionet laparaskopike?
1 – Në raste ku me ultrazë- pelvil diagnostikohen masa pelvike ose cistë ovariane
2 – Në raste ku kemi dhembje kronike pelvike, që nuk është diagnostikuar dot në mënyrë laboratorike dhe radiologjike
3 – Shtatzëni ektopike (jashtë mitre) tubale ose ovarian
4 – Endometriozis
5 – Në raste të infertilitetit për të ekzaminuar dhe vlerësuar më saktë organet gjenitale
6 – Në raste të dhembjeve të forta dhe akute pelvike abdominale
7 – Në raste onkologjike (endometrium ovaer ose cerviks) për të marrë biopsi, për të parë se sa është përhapur kanceri në abdomen, për të kryer heqjen e gjëndrave limfatike
8 – Heqja e miomës (miomektomia) në raste të përshtatshme
9 – Histerektomia (heqja e mitrës), ooferektomia (heqja e vezoreve) salpingektomia, ( heqja e tubave).

Çfarë është laparaskopia diagnostike dhe laparaskopia kirurgjike?
Deri në vitet 1980, operacionet laparaskopike zakonisht janë përdorur për të diagnostikuar sëmundjet, pas viteve 1980 filluan gjerësisht dhe aplikimet e laparaskopisë kirurgjike apo trajtimi i sëmundjeve me anë të laparaskopisë.

Laparaskopia diagnostike aplikohet për të diagnostikuar dhe vlerësuar më mirë shkakun e sëmundjeve, që nuk janë gjetur dot me anë të vizitës, analizave laboratorike apo testeve radiologjike. Në fushën e gjinekologjisë përdoret më shumë në rastet infertile, për të ekzaminuar më mirë mitrën, tubat dhe ovaret dhe për të gjetur shkakun e infertilitetit.

Laparaskopia kirurgjike aplikohet në trajtimin e sëmundjeve të diagnostikuara si mioma uterine, shtatzëni ektopike, ciste ovariane etj. Në laparaskopi diagnostike bëhet vetëm një prerje e vogël rreth 1cm, vendoset kamera dhe pasi vlerësohet dhe diagnostikohet, hapen dhe 2 prerje tjera për të vazhduar me laparaskopinë kirurgjike, ku dhe kryhet terapia e sëmundjes së diagnostikuar.

Avantazhet e laparaskopisë në favor të laparatomisë ( operacion i hapur)
1 – shanset për një hemorragji gjakderdhje më të vogël, si rrjedhojë ul shansin e nevojës së transfuzionit
2 – prerje të vogla si rrjedhojë dhembje më të vogla dhe shenja më të vogla postoperative, në krahasim me laparatominë dhe pacienti në një kohë më të shkurtër arrin të ndjehet mirë
3 – dhembje të pakta do të thotë nevojë e pakët për përdorimin e medikamenteve qetësuese
4 – koha e hospitalizimit është më e shkurtër. Në një kohë shumë më të shkurtër pacientët arrijnë te vazhdojnë jetën e tyre normale në gjendje të mirë dhe stabile.
5 – sigurisht që dhe rreziku i infeksionit është minimal për arsye se nuk ka ekspozim të organeve jashtë ne ambient të kontaminuar. (Gjatë laparaskopisë organet nuk ekspozohen jashtë abdomenit për arsye se punohet brenda në abdomen dhe mbyllur.
6 – rreziku i adezioneve (ngjitjeve të organeve me njeri-tjetrin apo me muret e abdomenit) është me i vogël sesa tek operacioni i hapur.

Në një punim prospektiv shkencor, që përfshin 3611 pacientë ku u krahasua rreziku i komplikacioneve (temperaturë, infeksione të plagës infeksione urinare, dhembje postoperative, koha e hospitalizimit etj..) ndërmjet laparaskopisë dhe laparatomisë u gjet që këto komplikacione ndodhin shumë më pak në operacionet e kryera laparaskopike.

Mesazhi
Sot, në fushën e gjinekologjisë pothuajse çdo operacion duke përfshirë dhe rastet onkologjike mund të kryhen me laparaskopi. Dhe ky lloj operacioni nuk ka avantazhe vetëm për pacientin siç i përmendëm me lartë, por gjithashtu lehtëson shume punën e operatorit (doktorit) sepse në laparaskopi ka një horizont më të qartë, më të pastër dhe më të gjerë vështrimi, (në laparaskopi pamja është afërsisht 1.5 -2 herë më e zmadhuar dhe më e qartë duke e krahasuar me laparatominë). Për ata, që mendojnë se operacioni i hapur është më i mirë, sepse doktori shikon dhe vepron më mirë, besoj se pas këtij mesazhi, do të jenë në të njëjtin mendim me ne doktorët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori