LAJMI I FUNDIT:

Çfarë bën babai për djalë…

Babai: Bir, dua të martohesh me vajzën që do ta zgjedh unë.
Djali: Jo, vet do ta zgjedh gruan me të cilën do ta kaloj jetën.
Babai: Por ajo është vajza e Bill Gatesit!
Djali: Epo, në atë rast… në rregull.

Pas kësaj, babai shkon te Bill Gatesi.
Babai: Kam mashkullin ideal për vajzën tuaj.
Gates: Por, vajza ime është shumë e re për t’u martuar!
Babai: Por, ai mashkull është zëvendëspresidenti i Bankës Botërore!
Gates: Epo, në atë rast… në rregull.

Në fund, babai shkon te presidenti i Bankës Botërore.
Babai: Do të dëshiroja që ta rekomandoj një të ri për postin e zëvendëspresidentit.
Presidenti i BB: Por unë kam më shumë zëvendëspresidentë sa që më nevojiten!
Babai: Por, ai i riu është i dhëndër i Bill Gatesit!
Presidenti i BB: Epo, në atë rast… në rregull.