Zgjerimi i madh i Bashkimit Evropian drejt lindjes në vitin 2004 ishte një moment për shpresë dhe optimizëm. Pas 15 vjetësh, megjithatë, Evropa Lindore dhe Perëndimore janë të ndara si kurrë më parë në aspektin kulturor dhe atë politik.
Edhe pse vendet e Evropës Lindore kanë gëzuar prosperitet më të madh që nga hyrja në BE, ato po mbeten gjithnjë e më shumë pas homologëve të tyre perëndimorë në aspektin normativ dhe material. Ato kanë përjetuar emigrim masiv, sidomos në mesin e të rinjve. Dhe ndërsa remitancat nga ata që punojnë në Evropën Perëndimore kanë kontribuar në rritjen e standardit të jetesës në rajon, depopullimi ka krijuar problemet e veta.
Ndarja e sotme Lindje-Perëndim ishte e parashikueshme. Kur shtetet anëtare të BE-së filluan të diskutonin me zell zgjerimin drejt lindjes – fillimisht në një samit të vitit 1997 në Amsterdam dhe pastaj në një takim pasues në Nicë në vitin 2000 – ato e kishin të vështirë ta kuptonin këtë ide. Në mënyrë specifike, shumë delegatë dukeshin se e mohonin nevojën për të përshtatur institucionet e përbashkëta dhe për të rritur transfertat financiare për të integruar anëtarë të rinj dhe për të ruajtur kohezionin brenda bllokut.
Një formë e ngjashme skepticizmi ekziston sot, vetëm se tani ai prek si shtetet e vjetra ashtu edhe ato të reja. Sidoqoftë, para vitit 2004, BE-ja mbështetej ende nga një shpresë e përbashkët për një të ardhme të përbashkët evropiane. Në dekadën pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, si Lindja ashtu edhe Perëndimi ishin të etur për të ndjekur bashkimin, me besimin se ai do të sillte paqe dhe prosperitet.
Ajo bindje e fortë është zhdukur nga dyshimi, që rrjedh nga mosmarrëveshjet thelbësore mbi vlerat dhe pikëpamjet e botës. Evropianët lindorë të ditëve të sotme ndihen si qytetarë të dorës së dytë dhe ata kanë arritur në një pikë që i shohin evropianët perëndimorë si kujdestarë arrogante dhe vetë-shërbyese të interesave të tyre të ngushta. Në të njëjtën kohë, evropianët perëndimorë mendojnë se homologët e tyre lindorë duhet të jenë më mirënjohës dhe duhet të tregojnë më shumë solidaritet, sidomos kur bëhet fjalë për pranimin e emigrantëve dhe refugjatëve.
Për më tepër, evropianët perëndimorë druhen se homologët e tyre po e trajtojnë gjithnjë e më shumë sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushteteve jo si shtylla themelore të projektit evropian, por si ide institucionale perëndimore. Kryeministri hungarez Viktor Orbán ëndërron haptazi për krijimin e një “demokracie të iliberale”, në të cilën një shumicë mund të shkelë me këmbë të drejtat e pakicave. Më keq akoma, ai duket se beson se mazhoritarianizmi autokratik mund të shërbejë si bazë për solidaritetin e BE-së. Këtu, ai gabohet shumë.
Orbani dhe idetë perverse të shokëve të tij populistë rreth demokracisë – për të mos përmendur përpjekjet e tyre për të dëmtuar pavarësinë e gjyqësorit dhe shtypin e lirë – janë në qendër të përçarjes së re Lindje-Perëndim. Në thelb nuk është më një politikë specifike, por një konflikt më i thellë mbi vlerat themelore. Zgjidhja e kësaj polemike normative do të marrë një kohë shumë të gjatë. Sfida e BE-së është të zhvillojë një mirëkuptim të ri të përbashkët pa lëshuar pe kur është fjala për ruajtjen e parimeve bazë.
BE-ja nuk mund të mbijetojë si një projekt nacionalist, duke qenë se nacionalizmi është pikërisht impuls që u krijua për të penguar. Ata që këmbëngulin në interpretimin e projektit evropian ndryshe po mbjellin farat për shkatërrimin e tij. Me botën që po përjeton një zhvendosje gjeopolitike dhe ekonomike drejt rajonit të Azisë dhe Paqësorit, një thyerje e unitetit evropian tani do ta zhvendoste kontinentin në skaj për brezat që do të vijnë.
Për fat të mirë, përveç një respekti të përbashkët për vlerat demokratike, solidariteti evropian gjithashtu përfiton nga uniteti komercial. Një rezultat i zgjerimit të pas Luftës së Ftohtë ishte krijimi i shumë vendeve të reja të punës në Evropën Lindore, për shkak të investimeve të huaja direkte nga kompanitë e Evropës Perëndimore, sidomos në industrinë e automobilave. Përveç forcimit të kushteve ekonomike në shtetet e reja anëtare, këto investime krijuan një industri automobilistike mbikombëtare evropiane në të cilën Lindja dhe Perëndimi kanë ardhur të varen në të njëjtën masë.
Kjo industri po fillon tani një rregullim të konsiderueshëm strukturor, pasi ajo fillon nga motorët me djegie të brendshme me karburant deri tek automjete elektrike (EVs). Megjithatë, vëzhguesit e jashtëm mund të falen që mendojnë se rishikimi është rreptësisht një nismë e Evropës Perëndimore – dhe sidomos gjermane. Në të vërtetë, ndryshimet e ardhshme do të ndikojnë vendet e punës në Evropë, sidomos në vendet anëtare të Lindjes. Është një sfidë e përbashkët që kërkon një zgjidhje të përbashkët. Nëse liderët aktualë të Evropës Lindore nuk e pranojnë këtë, vendet e tyre do të paguajnë një çmim të lartë.
Sfida me të cilën përballet industria automobilistike evropiane është gjithashtu një mundësi për të mbyllur ndarjen Lindje-Perëndim. Përpjekja e përbashkët e nevojshme për të mbështetur avantazhin konkurrues të Evropës në EV, digjitalizimin dhe fusha të tjera tregtare mund të kapërcehen dhe të bëjë të parëndësishme pakënaqësitë dhe dyshimet e 15 viteve të fundit. Ajo mund ta kthejë Evropën në rrugën e prosperitetit të përbashkët. Edhe një njeri i verbër ndaj përfitimeve nga BE-ja, siç është Orbani, mund të jetë në gjendje ta shohë këtë. /Project Syndicate/BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Pati përplasje të ashpër me trajnerin, reagon Calabria dhe sqaron pse ndodhi kjo
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite