LAJMI I FUNDIT:

Çështja e portaleve në Maqedoni të rregullohet me ligj (Video)

Çështja e portaleve në Maqedoni të rregullohet me ligj (Video)

“Standardet profesionale të gazetarisë në mes rregullimit dhe vetërregullimit”, ishte tema e debatit të sotëm, e organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Mediave. Panelistët diskutuan rreth asaj se sa është e vështirë puna e mediumeve, me çfarë vështirësish përballen ata, sa funksionon sistemi i rregullimit dhe vetërregullimit dhe kush mban përgjegjësi për ata që shkelin kodin etik gazetaresk.

Profesori universitar Sefer Tahiri, tha se gjendja e mediave për momentin në Maqedoni është shumë e vështirë dhe ata përballen me një krizë të madhe sa i përket respektimit të standardeve profesionale dhe normave etike. Mirëpo, shtoi ai një pjesë e mediumeve, pra ato proqeveritare e shfrytëzojnë këtë situatë dhe kontribojnë edhe më shumë për ngritjen e tensioneve, duke përdorur gjuhën e urrejtjes, raporton TV Shenja.

“Ne në këtë situatë kur kemi krizë të madhe politike dhe kur situata e sigurisë është e tensionuar, ne ballafaqohemi me një fenomen që është nxitja e tensioneve dhe emocioneve politike dhe etnike dhe në një farë mënyre mediat po kontribuojnë në tensionimin e situatës…në këtë aspekt mendoj se ASHAAV duhet të kontribuoj më shumë që situata të jetë më e rregullt dhe mediat të kryejnë rolin e tyre me përgjegjësi editoriale dhe me përgjegjësi ndaj interesit publik…por në anën tjetër ne kemi një prokuror publik i cili është në gjumë të thellë dimëror dhe nuk bën asnjëlloj përpjekje për të ngritur këto çështje”, ka thënë Sefer Tahiri, profesor universitar.


Zoran Fidanoski nga ASHAAV u shpreh se fatkeqësisht në Maqedoni ende nuk ekziston një trup rregulltiv i pavarur, këtë e vërteton shembulli i fundit i Raportit të Punës njëvjeçare të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio Audiovizuele.

“Me kërkesë të kryetarit të Këshillit është imponuar një përfundim jokonstruktiv, se të gjithë mediumet janë të njejta. Dmth nuk është konstatuar, ashtu siç duhet dhe sipas ligjit si për Sitellin, Alsatin, për TV Nova, por ata në një shportë i kanë futur edhe 24 vesti, Tellma, Shenja dhe kështu me radhë”, ka deklaruar Zoran Fidanoski, ASHAAV.

Ndërkaq, Dejan Georgievski nga Qendra për Zhvillimin e Mediave, tha se ata propozojnë që të bëhet ndarja e sistemit të rregullimit të standardeve të gazetarisë në mes mediave online dhe atyre radio difuzive.

“Komisioni Evropian propozon zbatimin jo vetëm të sanksioneve morale, por edhe sanksione financiare ndaj mediave që do të shkelin ligjin. Kështu që ne propozojmë të ndahet sistemi i rregullimit të standardeve gazetareske dhe të etikës mediatike në të shkruara dhe media online në njërën anë, dhe në media radiodifuzive nga ana tjetër, për të cilën çështje rol duhet të luajë edhe organi rregullator në fushën e radiodifuzionit”, është shprehur Dejan Georgievski, Qendra për Zhvillimin e Mediave.

Propozimi i Qendrës për Zhvillimin e Mediave është që Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni duhet ta përfundoj procesin e adoptimit të kodeksit etik i cili do të jetë bazë për marrjen e vendimeve kur bëhet thyerje e standardeve etike dhe profesionale në profesionin e gazetarisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Drejtësi
Kalo në kategori