LAJMI I FUNDIT:

Çështja e kufirit detar Shqipëri-Greqi, Dendias: Brenda vitit 2023 do të kemi zhvillime

Çështja e kufirit detar Shqipëri-Greqi, Dendias: Brenda vitit 2023 do të kemi zhvillime

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë në një intervistë për median greke ERT.

Ai është shprehur se brenda vitit 2023 do të ketë zhvillime për përcaktimin e zonave detare. Dendias tha se pavarësisht se duket sikur nuk ka lëvizje, ka zhvillime në lidhje me këtë çështje.

“Po, ka zhvillime. Pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë një dokument prokure, t’ia dorëzojë presidentit të vendit, me sa dimë, por kjo nuk është çështja jonë. Pas kësaj do i jepet mundësia grupit negociator ta diskutojë çështjen me ne. Nëse do të më duhej të specifikoja një kornizë kohore, po, do të thosha se brenda 2023 pres të kemi zhvillime”, tha Dendias.


Në parlamentin grek, më 20 janar 2021 u miratua projektligji për zgjerimin e ujërave territorialë të vendit nga 6 në 12 milje në Detin Jon.

Ky vendim u shoqërua me debate dhe reagime të shumta në Shqipëri për faktin se sa mund të ndikojë vendimi i Greqisë në zonën ekskluzive ekonomike dhe efekti i ishujve grekë në përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve. Kështu që kjo çështje u vendos që të ndahej në Hagë.

Duke përmendur edhe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, Dendias ka thënë se në marrëdhëniet me Shqipërinë në një masë të madhe ka ndryshuar modeli dhe se ai beson në miqësinë greko-shqiptare apo edhe tek ura lidhëse e minoritetit grek. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori