Serbët i ka kapur historia! “Histeria”, do të më korrigjoni ju, në përpjekje krejtësisht të arsyetuar për të më shpëtuar nga turpi publik i ngatërrimit të nocioneve kaq elementare.
Jo or vëlla! S’ka të bëjë kjo veç me histerinë! Histeria të kapë dhe të lëshon! Është sëmundje kaluese! Por, po të kapi historia…! Të kapë madhështia! Ideja mesjetare e madhështisë dhe kujtesa për betejat e mëdha, kryesisht të humbura!
E kanë ndarë mendjen top se vetëm edhe me një disfatë të madhe mund të hyjnë në Evropë! Por, jo të tipit të “Betejës së Kosovës” pas së cilës gati pesë shekuj mësuan turqisht nëpër shkolla! E duan edhe një disfatë sikur ajo e luftës së parë botërore, kur ikën me gjithë shtet në Greqi! Ikën nëpër Shqipëri, ku lanë kockat maleve tona, më shumë ushtarë sesa në krejt betejat e kësaj lufte! Pastaj u kthyen në fund të luftës me anije angleze! E sollën shtetin përsëri në shtëpi.
Pas disa vitesh e strehuan Zogun në Beograd, pikërisht atëherë kur Noli bëri një revolucion demokratik! E keqja e këtij revolucioni ishte se Noli ishte ortodoks dhe nuk e akuzonin dot për të tjera gjëra të papranueshme! Por, Zogun e Parë, më të mirin prej krejtëve, e gatitën dhe e kthyen në Tiranë! Prej atëherë kanë dobësi për Tiranën! Kushdo që don ta ketë mirë me serbët, duhet të dorëzojë “çelësat“ e Tiranës.
Te “çelësat” e Tiranës e madje edhe të Beogradit, do të kthehemi prapë, sepse kryeministri Edi Rama ka shprehur publikisht qëllimin e tij që të marrë çelësin e kryeqytetit serb! Ose do ta marrë çelësin e Beogradit, ose do t’u thotë: më ktheni çelësin e Tiranës?!
E japin, thoni? As e japin e as nuk e kthejnë, prognozon dikush! Por, pa merak… këtë do ta marrim vesh me 10 nëntor, nëse vizita nuk shtyhet sërish apo nuk anulohet krejt! Sepse, serbët mitikë janë të (pa)parashikueshëm! “I ka kapur historia”! Janë eksituar duke shikuar muskujt e vet në pasqyrë! Por, të ndjekim rrëfimin…!
Flitet se një kroat i paska provokuar rëndë serbët, kur në qendër të Beogradit ka klithur: “Unë jam kroat”! E paskan bërë sallatë të shkretin djalë! Me thika! Mezi e ka shpëtuar kokën duke ikur! Serbët si serbët, të provokuar rëndë vendosën të hakmerren dhe të sakrifikojnë një djalë të ri për “çështjen” kombëtare. Të kuptohemi, kjo nuk ka të bëjë asgjë me kolonelin Apis e as me konspiracionin e famshëm i cili e filloi Luftën e Parë Botërore, pra me Gavrillo Principin dhe atentatin e Sarajevës. Kjo ishte një hakmarrje krejt moderne dhe urbane. Vendosën që ky çuni të vete në qendër të Zagrebit e të klith: “Unë jam serb”! Pak a shumë, ky ishte plani! Kur të bjerë në fushën e nderit, serbët do ta këndojnë me shekuj, i premtuan atij!
“Unë jam serb”, klithi ai, trimërisht, në sheshin kryesor të Zagrebit. Kalimtarët e rastit, të hutuar po e ngushëllonin heroin fatkeq, e disa më dashakeq edhe po i thoshin: “E kush të ka faj more djalë”?
Kështu u krye hakmarrja e madhe, në mes të Zagrebit, në mes të Kroacisë. Serbi i ri u kthye në shtëpi shëndosh e mirë dhe i dëshpëruar që shpëtoi! Ah, ai nuk do të këndohej në këngët “dhjetëshe”! Nuk do të mësohej në histori!
Natyrisht, po e kuptoni se rrëfimi i mësipërm nuk është tjetër veç një barsoletë e cila përshkruan mendësinë tonë ballkanike! Sidoqoftë, serbët nuk durojnë t’ju tregosh në shtëpi të tyre se kush je! Nëse nuk je serb, mos e thuaj këtë në Beograd. E, kjo nuk ishte pra, aspak një rrethanë e favorshme për kryeministrin Rama i cili pritej të shkonte pikërisht në Beograd dhe t’ju jepte serbëve edhe një rast për të fishkëlluar bashkë me himnin e shtetit shqiptar! Kryeministri nuk deshi të shpallej “tradhëtor” dhe të largohej nga lufta! “Po shkoj në Beograd”, tha! Por…!
Kryeministri Rama, me ndihmën e Zotit, shpëtoi edhe kësaj radhe. Dikush po e ruan! Po të shkonte në Beograd me 22 tetor, asnjëri skenar nuk ta nxirrte të fituar. Se, do të shpallej “tradhëtor” ishte e sigurt. Kjo ishte “by default”! Plus mund të merrte edhe epitete të tjera. Akuza për “tradhëtor” të çështjes kombëtare edhe mund të kapërdihet disi, sepse asnjë personalitet i rëndësishëm i historisë tonë nuk ka shpëtuar pa këtë akuzë! Kujtojeni Skënderbeun, Naim Frashërin, Ismajl Qemalin! Ahmet Zogun, Enver Hoxhën, Ismail Kadarenë apo Ibrahim Rugovën …! Vazhdojeni listën sipas qejfit, të dashur lexues! Pa frikë se gaboni!
E, shpëtimtari i kryeministrit shqiptar ishte pikërisht “armiku”! E shpëtoi kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, i dyshuar edhe vet për shumë krime shumë të rënda, e sidomos me aktakuza të shpalosura publikisht në Beograd se ai nuk ishte “çetnik”! Aq më tepër vihej në dyshim edhe ADN-ja e tij nacionale! Dyshohet se ka gjak shqiptari! Nëse i përballon këto akuza, kryeministri Vuçiq do të sundojë gjatë në politikën serbe!
Kështu, fqinjët tanë i ka kapur sërish historia! Aty ndihen më të sigurt sesa në realitet! Nëse nuk e dinë kush janë, me siguri e dinë se çfarë nuk janë! Serbët nuk janë shqiptarë, u pa puna! E, as Serbia nuk ka shumë gjasa të bëhet Shqipëri, kështu që kot po e valëvisim flamurin me shqiponjë të zezë nëpër Beograd. Mjaft e bëmë njëherë! Tash e bëmë apo na e bënë, kjo është një çështje për debat! Ajo çka nuk është për debat është se në Elbasan, edhe nëse nuk valëvitet fare flamuri kuqezi, të gjithë do ta kenë të qartë se aty i thonë Shqipëri! Edhe po të valëvitet flamuri serb, dhe të duartrokitet himni serb, askush nuk do të kujtojë se aty është Serbi! Kjo do të tregojë vetëm se ne jemi çliruar nga historia, edhe nga histeria!
Të bëjmë ashtu si e bëjnë edhe të tjerët! Pa shumë zhurmë, këto ditë klubi turk “Beshiktash”, në të njëjtin stadium në Beograd e “masakroi” , si mysafire, ekipin vendës të “Partizanit”. Tifozët turq shpalosën të gjithë flamujt e mundshëm, përfshirë edhe atë shqiptar, por kjo nuk u bë aspak e madhe. Serbët nuk duan të humbin sipas modelit të “Betejës së Kosovës”! E aspirojnë atë pjesë të historisë që i nxjerr fitues! Llogarisin në inatin tonë! E kanë me ne, se pa ne nuk e shkruajnë dot historinë e tyre!
U pa puna! Duhet të sakrifikohemi sërish dhe të ndihmojmë serbët të shërohen nga historia! Duhet të fitojmë pikët në fushë! Me top!
E, nga ty, Edi, tifozët kuqezi presin një dhuratë kur të kthehesh nga Beogradi! Një çelës! Të Beogradit apo të Tiranës!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës