LAJMI I FUNDIT:

Catania mposht Interin

Catania mposht Interin

Lideri i tabelës në Serie A ka pësuar humbje prej 3-1 si mysafir i Catanias, në kuadër të javës së 28-të në të Kampionatit italian.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në minutat e para të pjesës së dytë (54’), zikaltrit kaluan në epërsi me anë të Diego Militos, mirëpo ky gol vetëm sa i nevrikosi sicilianët.

Catania shënoi tri herë me anë të Maxi Lopez (74’), i cili barazoi rezultatin, ndërsa Giuseppe Mascara nga pika e bardhë (81’) dhe Jorge Andre Martiez (90’) shënuan për fitoren e vendasve.

Kjo humbje i konvenon Milanit, që me fitore eventuale kundër Chievos do të ngushtojë diferencën në vetëm një pikë. /Telegrafi/