LAJMI I FUNDIT:

Capello: Nuk do ta shkëmbeja Anglinë për Italinë

Capello: Nuk do ta shkëmbeja Anglinë për Italinë

Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, thotë se ai nuk do të dëshironte të shkëmbejë vendet me përzgjedhësin e kombëtares italiane Marcello Lippi.

Në një intervistë të fundit Capello është pyetur nëse do ta shkëmbente detyrën që bën tash me atë të Lippit, dhe italiani ka dhënë përgjigje negative.

“Të jem menaxher ishte një prej ëndrrave të mia. Vërtet jam krenar që jam menaxher i Anglisë dhe jo, nuk do ta ndryshoja pozitën me mikun tim Marcello Lippi”, është përgjigjur Capello./Telegrafi/