Një ndër shkaktarët më të shpeshtë të lakimeve të boshtit kurrizor janë çantat e rënda të shkollës, sidomos te fëmijët e vegjël. Mjekët hedhin alarmin se mbi shpinën e një fëmijë 6-10 vjeç, pesha e çantës nuk duhet te kaloj 10% deri në 15% të peshës trupore.
Dr. Sanije Hajrizaj – Geci
Fiziatër
tel. 044 197 89
Rreth 40% e fëmijëve kanë deformime të boshtit kurrizor, sidomos vajzat. Çantat e shkollës, nëse kanë një peshë të rëndë, krijojnë shtypje të vertebrave dhe kjo ndikon direkt në deformimin e shtyllës kurrizore. Pesha që një fëmijë mund të mbajë nuk është e përcaktuar, por ajo duhet të jetë sipas moshës.
Pra, një fëmijë 6 apo shtatëvjeçar nuk mund të mbajë një peshë mbi 10 kg, siç është ajo e çantës. Gjithashtu, edhe ngarkesa mësimore duhet të jetë e kontrolluar, ashtu si edhe ngarkesa fizike e tyre. Çdo lloj mbingarkese është e dëmshme.
Librat janë mjaft të rënda, tani çdo tekst ka fletoret e punës, duke bëtë dyfishin e volumit. Përpos kësaj, tani ka më shumë mjete didaktike, të cilat nxënësit i mbajnë çdo ditë në çantë, si set vizatimi, set matematike, etj. Edhe çantat si të tilla pa libra vitet e fundit janë më të rënda. Madje, disa syresh kanë edhe aksesorë të tepërt, duke e shtuar peshën.
Të gjithë këtyre elementëve u shtohet cilësia e librit, e cila lë për të dëshiruar. Botuesit janë kujdesur shumë që librat të jenë të ilustruar mirë e me shkronja të mëdha, por nuk janë kujdesur që ato të jenë të lehtë dhe praktikë.
Duhet pasur parasysh se çanta e shkollës të ketë formë anatomike, të jetë e fortë, të bartet në dy krahët, ta ketë dorezën për bartje, të mos jetë mbi nivelin e krahëve dhe nën nivelin e belit. Bartja e çantave të rënda posaqërisht në njërin krah sjell deri te asimetria dhe lakimi i boshtit kurrizor, sepse muskujt e boshtit kurrizor nuk janë të forcuar dhe nuk mund të durojnë pesha të tilla.
Faktor tjetër i lakimit të boshtit kurrizor është edhe qëndrimi dhe ulja e gabuar në karriget e shkollës.
Pasojat e një çante të rëndë në kurrizin e një fëmije nuk vërehen vetëm tani, por kur të rritet. Fillimisht ata ndiejnë lodhje dhe çrregullime të tjera shëndetësore. Kockat e një fëmije janë në formim e sipër dhe çdo lloj mbingarkese sjell çrregullim. Por ajo çka është më problematike, një çantë e rëndë e lë fëmijën me pasoja për gjithë jetën.
Deformitetet më të shpeshta të boshtit kurrizor tek nxënësit janë: skolioza dhe kifoza.
SKOLIOZA është lakim i boshtit kurrizor në një anë në formë te shkronjës C apo në të dy anët në formë të shkronjës S. Në raste të rralla mund të shfaqen shqetësime në kolonën vertebrale apo lodhje muskulare pas sforcimit fizik. Përgjithësisht fëmija është i qetë, fle mirë dhe vazhdon të kryejë normalisht veprimtaritë e tij të përditshme.
Diagnoza: dyshimet lidhur me praninë e kësaj patologjie zhduken nga një ekzaminim klinik dhe një radiografi e shtyllës kurrizore, (qëndrim në këmbë).
Skolioza duhet diagnostikuar shpejt (maksimumi brenda moshës 13 vjeç). Pas kësaj moshe bëhet e vështirë arritja e rezultateve të mira, sepse kërcet që quhen “kërce të rritjes” fillojnë gradualisht të mbyllen, duke e bërë strukturën kockore që duam të korrigjojmë më pak të “modelueshme”.
KIFOZA është deformim i boshtit kurrizor në formë të gungës në regjionin e kraharorit ose të belit, shpesh e përcjellur me dhimbje e cila mund të sjell probleme serioze edhe në funksionin e zemrës dhe mushkërive.
Fëmijët që nga mosha e re duhet te jenë fizikisht aktiv, të ushqehen shëndetshëm dhe sa më shumë të lëvizin. Aktivitetet e rregullta fizike sjellin gjer ke forcimi i muskujve të trupit, gjithsesi edhe tek muskujt e boshtit kurrizor.
Nga ana tjetër, aktivitetet e mangëta fizike, mosushqyeshmëria, qëndrimi i gabuar dhe çantat e rënda të shkollës, sjellin gjer ke deformitetet e boshtit kurrizor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?