LAJMI I FUNDIT:

Candice pozon për linjën sportive të “Victoria’s Secret VSX”

Candice pozon për linjën sportive të “Victoria’s Secret VSX”

Qëndroni gjithnjë në stil dhe moderne duke rinovuar gardërobën tuaj me koleksionin e “Victoria's Secret”. Biondja e mrekullueshme Candice Swanepoel e prezanton këtë koleksion mjaft denjësisht.

Të qenurit gjithmonë në mode si dhe të pasurit motivimin e duhur për të eksperimentuar me gardërobën nuk ka qenë asnjëherë më e thjeshtë se sa tani. Ky koleksion ju ofron frymëzimin e duhur.Shtojini pak ngjyra atraktive gardërobës për të qenë e veçantë dhe për të spikatur në një turmë njerëzish. Preokupimi dhe ideja për të bërë zgjedhjen e duhur, të rehatshme dhe me stil, kanë qenë motivi kryesor në të cilin ka punuar kjo markë e famshme.Marka e njohur ka dizajne dhe materialet e duhura për t’i punuar ato në veshje fantastike. /Telegrafi/