Psikologja Ardiana Bytyqi, e cila është edhe menaxhere e projektit në Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka thënë se gratë zakonisht janë grupi më i cenuar i krizave humanitare.
Ajo foli edhe për rastet që i trajtojnë aktualisht në Kosovë dhe tha janë të gatshëm për të pritur edhe refugjatët afganë, për të cilët Kosova ka rënë dakord që t’i mirëpresë një numër të tyre.
“Rrëfimet më prekëse janë të grave, kanë përjetuar edhe traumën e përdhunimit, të nënave vetushqyese që me disa fëmijë për momentin po mundohen t’ia dalin në Kosovë. Kemi të rinj të traumatizuar që kanë jetuar në zona të izoluara edhe në vendin e tyre dhe kanë ardhur në Kosovë për një jetë më të mirë. Të gjitha rastet që kemi janë të vështira. Ne e bëjmë edhe vlerësimin edhe profilizim e grupeve të ndjeshme, ofrojmë shërbime dhe trajtim adekuat. Dhe jemi këtu për t’i mbështetur institucionet edhe për numrin e afganëve që do të vijnë”, tha ajo për Klan Kosova.
Bytyqi ka thënë se integrimi i të huajve në shoqërinë kosovare është i rëndësishëm.
“Duhet ta kemi parasysh që këta njerëz që vijnë në Kosovë nuk vijnë me dëshirë të tyre. Ata janë detyruar që t’i lënë shtëpitë e tyre dhe të marrin rrugë të gjata në kërkim të mirëqenies dhe dinjitetit të tyre. Kryesisht kemi raste të traumës në vendin e origjinës, po shpesh vetë lëvizja është traumë në vete, sepse mund të ketë incidente të ndryshme. Kemi raste të dhunës, të torturës, kemi fëmijë që s’kanë qenë asnjë ditë në shkollë dhe kanë 10 apo 11 vjet dhe s’dinë shkrim dhe lexim në asnjë gjuhë”.
Ajo ka thënë se fëmijët kanë të drejtë për qasje në edukim në Kosovë dhe janë pjesë e këtij sistemi ata që qëndrojnë në Kosovë.
“Sfida kryesore është që përveç që s’kanë qenë kurrë në shkollë ata janë shumë të traumatizuar dhe nuk kanë ndonjë sistem social apo mbështetës”, tha Bytyqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe