“Buzëqesh… se nesër do të jetë edhe më keq…!”
Në këtë temë nuk ka trohë humori. Madje as humor të zi. Ai që mendon ndryshe duhet të ketë problem serioze me konceptimin e humorit. Nëse ka sarkazëm, e ka, dijeni se energjinë e ka te pafuqia e jonë me dalë prej vorbullës së madhe të “fitoreve historike” të cilat po na fundosin thellë e më thellë. Nëse e shihni se ka mllef… edhe kjo mund të jetë. Nëse shihni shqetësim… edhe shqetësim ka! Njerëz jemi!
Kur jemi te shqetësimi, një mbrëmje po lexoja në internet për ligjet e famshme të Marfit. Ato që i shkruan vetë jeta, përkundër logjikës shkencore. “Nëse diçka ka mundësi të shkojë keq, do të shkojë keq!” – ky është ligji bazik i Morfologjisë”. Nëse nuk ka kurrfarë mundësie që diçka të shkojë keq, prapë do të shkojë keq”, është një nga ligjet që e çon më tej këtë filozofi. Keq do të shkojë gjithsesi. Shumë e konsideronin inxhinierin Marfi si një njeri optimist.
Po mendoja për rrethanat tona dhe hasa në margaritarë të tjetër. “Të gjithë rrejnë, por s’ka lidhje! Edhe ashtu askush nuk dëgjon! Apo,si thoshte një ligj tjetër: “diçka që je duke e kërkuar, do ta gjesh në vendin e fundit që do të kërkosh!”. Ky, i fundit, për një çast m’u duk vetëm edhe një nga ligjet “palidhje” të Marfit. Por, ndërkohë që po dëgjoja zyrtarin e lartë të mjekësisë ligjore derisa po shpjegonte arsyet e një (vet)vrasjeje, vetëm një ditë pas ngjarjes, gjërat m’u lidhën. Ai e gjeti përgjigjen me të parën, në vendin e pare ku e kërkoi! Marfi nuk duhet të ketë qenë me prejardhje ballkanike.
Pra, në njërin nga televizionet nacionale, zyrtari i lartë i mjekësisë ligjore kosovare po fliste gjerë e gjatë për mundësitë teorike të vetvrasjes! Me thikë! Kurrë s’më kishte shkuar mendja se ka aq mundësi. Deri me 20 të goditura-po thoshte ai. Ashtu i kishte thënë atij, një ekspert tjetër i mjekësisë ligjore pas pyetjes së tij sugjestive. Gjithnjë duke iu referuar zyrtarit të lartë, krejt kjo kishte ndodhur në prezencën e ekspertëve dhe gjyqtarëve ndërkombëtarë. Dorën në zemër, ndërkombëtarët nuk po parakalojnë shumë nëpër media me versionin e tyre të (vet)vrasjes. Po heshtin! Ndoshta po hetojnë ende! Thuhet se në hyrje të ndërtesës së CIA shkruan: “asgjë nuk është ashtu si duket”. Ndoshta, prandaj janë të kujdesshëm në deklarata!
Nejse, ky zyrtari ynë ligjorë e kishte pyetur ekspertin e mjekësisë ligjore, kolegun e vet, se a mundet kjo, megjithatë , të jetë një vetëvrasje? Edhe përkundër 11 goditjeve me thikë!?
Mundet…, nuk mund të them se nuk mundet – paska thënë eksperti. Ka pasë raste në botë edhe deri me 20-të vetgoditje. “Mundet, pra ka ndodhur!
Ligji i famshëm i Marfit: “nëse diçka ka mundësi të ndodhë, ajo do të ndodhë!” Edhe nëse nuk ka kurrfarë mundësie të ndodhë, do të ndodhë!”. Marfi gjenial!
E keni lexuar librin e Artur Bloch “Ligji i Marfit – dhe arsye të tjera përse gjërat marrin të mbrapshtën”? Lexojeni!
Kryesorja, eksperti na e hoqi dertin. Ia vuri pikën. S’ka çka të flitet ma tepër. Më në fund edhe EULEX-I i ra vulë. EULEX-i i njohur për sirenat e zhurmshme dhe rastet që dështojnë për mungesë provash!
Nëpër media, të kërcënuara indirekt se janë shkaktare të tragjedisë familjare, e cila na pikëlloi të gjithëve, detyrimisht mbyllen diskutimet. Disa duke respektuar dhembjen e familjes, e disa duke respektuar kërcënimin e heshtur që rrinte pezull. Mos flisni! OMERTA!
Por, diskutimet në rrjetet virtuale megjithatë tingëllojnë shumë dyshuese. Edhe nëpër kafene. Edhe në rrugë. Vlojnë! Ka madje edhe nga ata që mendojnë se kjo është e mundur, vetëm në rast se “ndihmon” edhe dikush tjetër…ka gjithfarë mendimesh. Jemi popull që mendon, bën dert për krejt botën. Se krejt bota… na ka ndihmuar! Edhe po na ndihmojnë!
Çdokush që kundërshton, apo kritikon duhet të mendohet seriozisht se në një çast të ditës apo natës do të mbetet vetëm. Ditën doli të jetë më e rrezikshme. Si të ia bësh? Me i mbledhë të gjitha thikat në shpi, dhe me i mbyllë në podrum me dry. Çelësin me e përpi. Kur të vjen puna me e qitë, çasti i vetmisë tashmë ka kaluar pa pasoja!? Hm! Por rreziqet janë të panumërta në një shpi njeriu! Ka aq shumë gjana të rrezikshme që mund të shkaktojnë një (vet)vrasje! Për shembull helmi i minjve, acidet e ndryshme. Barnat e skaduara. Ushqimet nga importi! Gazetat proqeveritare…! Buzëkuqi! Facebook-u! Zot, sa shumë rreziqe, vetëm në një shpi njeriu!
Por ju mos i hiqni vetëm armët e zjarrit dhe ato të ftohta. Se qëllimi i një vetëvrasjeje sipas ekspertëve qenka që ajo të jetë e ngadalshme, e dhimbshme dhe me thika të pamprehura. Për me qenë “kënaqësia” e plotë. Por, zyrtari po fliste me kompetencë!
Po mendoja. Shpesh kam kundërshtuar! Kam kritikuar! Më ruaj o zot nga vetvetja! I ruaj edhe ata që i kam kritikuar! Edhe ata që nuk i kam kundërshtuar apo kritikuar! Zot, ruaji shqiptarët nga vetvetja! Me të tjerët ia bëjmë disi!
Sidoqoftë, pasi në shkrimet e mija shpesh e përmendi kryeministrin dhe kryeambasadorin si pushtetin absolut në këtë vend, qysh tash po deklaroj se nuk mbaj përgjegjësi për, ruana zot, veprimet e tyre ndaj vetvetes. Me apo pa ndihmën e dikujt. Sa për veprimet e tyre ndaj të tjerëve, nuk po flas. Ata s’ka kush me i marrë në përgjegjësi! E populli? Eh,populli…!
Por, kur jemi te rasti, qysh të nesërmen e (vet)vrasjes, zyrtari i mjekësisë ligjore dha verdiktin. Nëpër televizione. U bënë yje mediale! Në vendet me gjyqësi të rehatuar, burokratët e mërzitshëm përgjigjen: “Hetimet vazhdojnë”; “rrethanat janë të paqarta”, etj.
Pikërisht këtu duket të jetë poenta pse qytetarët nuk besojnë në deklarata zyrtare. I ndjeri, ka qenë një ushtarak i karrierës. Ai e njihte mire artin e luftës. Ishte boksier, xhudist. Njihte artet marciale. Ishte atdhetarë dhe biznesmen. Asgjë që asocion në një personalitet që dorëzohet aq lehtë. Madje edhe reagimin e parë në shtyp e kishte luftarak, të vendosur. Edhe hapat ligjorë që kishte paralajmëruar tregonin për njeriun që po lufton për të mbrojtur nderin e vet.
Fjalë ka shumë! Mosbesim! Natyrisht, opinionistët mund të shprehen mbarë dhe mbrapsht, të shfaqin dyshime, mirëpo shteti nuk paragjykon.
Fatkeqësisht, ka fare pak njerëz në Kosovë të cilëve version zyrtarë i sforcuar u duket real. Besimi në drejtësinë (vendore apo ndërkombëtare) është në nivelin më të ultë të mundshëm, ndoshta më keq se edhe para lufte kur një gjë ishte së paku e qartë: Gjykimet politike ishin krejtësisht arbitrare. Të tjerat: ashtu a kështu! Sipas rastit! Ata që ishin të pasur apo me regjimin, shpëtonin! Sot gjykime politike nuk ka, por ndjenja e arbitraritetit e përcjellë gjyqësinë joefektive të këtij vendi. Deklaratat e papërgjegjshme dhe të ngutshme e thellojnë edhe më tepër atë.
Qytetarët e Kosovës, pas luftës ishin të shqetësuar dhe plotë frikë nga vrasjet misterioze! Tash edhe nga (vet)vrasjet. Qytetari pa shtet dhe demokraci, nuk është qytetarë! Është vetëm një qenie e frikësuar e cila shpreson se nesër do të jetë më mirë!
Gjithqysh, do të thoshte Marfi. “Buzëqesh… se nesër do të jetë edhe më keq!”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi