Në kohën kur Kosova gjendet në një “paralizë” institucionale, Qeveria në detyrë, ka marr vendime të ndryshme, të cilat më pas janë konsideruar si jo legjitime, meqë është vlerësuar se kjo qeveri është në largim dhe nuk ka mandat për të marr vendime ekzekutive.
E njëri ndër vendimet që kjo qeveri ka marr, është ai i fillimit të punimeve të autostradës Prishtinë-Shkup. Ndërsa, situata në Kosovë, bënë që plani buxhetor për vitin 2014, të realizohet vetëm në kategorinë e pagave dhe mëditjeve për shërbyesit civil, por jo për zhvillim ekonomik.
Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve ekonomike, të cilët thonë se në rast se ka ndonjë investim tjetër, është Ministria e Financave dhe institucionet tjera buxhetore, ato të cilët publikojnë raporte të mangëta, e që shoqëria civile dhe qytetarët nuk po janë të informuar.
Ata vlerësojnë se për udhëheqësit e ministrive nuk është preokupim se si të krijojnë plane për thithjen e investitorëve dhe zhvillimin ekonomik, pasi që sipas tyre, ata mendjen tani e kanë se a do vazhdojnë në pozitat e tyre, apo do ta dorëzojnë mandatin.
E për këtë, Berat Thaçi, nga instituti GAP, thotë për KosovaPress se është e vështirë që të dihet se ku po shkon buxheti i shtetit. “Instituti GAP edhe më herët ka ngritur si shqetësim, nivelin e ulët të shpjegimit që jepet për shpenzimet e parave publike, në raportet e Ministrisë së Financave dhe gjitha raportet e organizatave buxhetore në Kosovë. Është vështirë të të informohet prej institucioneve publike se si po shpenzohet paraja. Zakonisht këto raporte mjaftohen duke treguar që është realizuar një shumë dhe një përqindje e caktuar te paga apo te mëditje, mallra dhe shërbimet, mirëpo në këto raporte nuk është që kemi me mundësi të gjejmë diçka më të detajuar, se çka është duke u realizuar”, ka thënë Thaçi.
Ndryshe nga GAP-i, të cilët patën shqetësime për raportim të mangët të buxhetit, shqetësimi i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka të bëjë me reduktimin e buxhetit për investimet kapitale, në favor të rritjes së pagave, pasi që sipas tyre një gjë e tillë do të reduktonte edhe rrjedhën e parave të gatshme tek sektori privat nga ana e institucioneve të shtetit.
Arian Zeka, kryetarë i OEAK-së, tha për KosovaPress, se me reduktimin e investimeve kapitale, frika më e madhe është që nuk do të ketë projekte të mjaftueshme për investime. “I vetmi vendim për investime këtë periudhë ka qenë ai për nisjen e punimeve për autostradën Prishtinë-Shkupë. Megjithëse i vetëm, unë besoj se vendime të tilla ose vazhdimi i investimeve, po them sipas buxhetit të vitit 2014, është dashur që të vazhdoj dhe natyrisht askush të mos e kontestojë legjitimitetin e atyre vendimeve”, ka thënë Zeka.
Se buxheti po shfrytëzohet më së shumti për paga dhe mëditje, e thotë edhe Visar Azemi, nga KOSID. “Për shkak të mosfunksionalitetit të Qeverisë dhe Parlamentit, si pasojë e krizës institucionale të krijuar pas zgjedhjeve, informacionet për zhvillimet e fundit janë shume të pakta. Buxheti i Kosovës kryesisht është duke u shfrytëzuar për qëllime jo zhvillimore, por për të paguar pagat dhe mëditjet e shërbyeseve civil. Kjo situate e krijuar e pengon shumë zhvillimin e vendit dhe lë shumë mundësi për manipulim të buxhetit për shkak të mosfunksionalizimit të mekanizmave mbikëqyrës”, ka thënë Azemi, nëpërmjet postës elektronike për KosovaPress.
Edhe Safet Gërxhaliu, kryetarë i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë për KosovaPress, se ky vakum institucional është duke ndikuar në forma të ndryshme, në ekonominë e vendit.
“I vetmi që është duk funksionuar në grumbullimin e buxhetit janë Doganat e Kosovës dhe një shtet që varët vetëm nga doganat nuk e ka një perspektive aq të ndritshme ekonomike. E dyta është një mungesë se nga ky vakum institucional nuk ka rishikim të buxhetit qoftë për këtë vit, qoftë për vitin tjetër, dhe mbi të gjitha nuk ka alokim të mjeteve në projekte kapitale të cilat do të gjeneronin efekte për sektorin privat në Kosovë”, tha Gërxhaliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë