LAJMI I FUNDIT:

Buxheti, në fund të dhjetorit shkon në Kuvend

Buxheti, në fund të dhjetorit shkon në Kuvend

Deri në fund të dhjetorit pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e projektbuxhetit për vitin 2015. Por, opozita shprehet skeptike se buxheti do të shqyrtohet shumë shpejt nga deputetët.

Ndonëse javën që po hyjmë Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca, ende nuk dihet se kur mund të mbahet seanca në të cilën do të shqyrtohet buxheti për vitin 2015.

Adem Grabovci nga PDK¬-ja thotë se do ta shqyrtojnë mundësinë për mbajtjen e një seance tjetër në fund të javës.


“Në seancën tjetër pikë e rendit të ditës do të jetë aprovimi i buxhetit për vitin 2015. Unë besoj se në seancën e parë që do të ketë Kuvendi i Kosovës pas konstituimit me komisionet parlamentare pikë e parë e rendit të ditës do të jetë aprovimi i buxhetit për vitin 2015”, ka thënë Grabovci.

Edhe partitë opozitare shtrojnë nevojën për shqyrtimin sa më të shpejtë të buxhetit nga ana e Kuvendit të Kosovës. Por, opozita është skeptike se buxheti do të shkojë shpejt në Kuvend.

Donika Kadaj¬ Bujupi, nga AAK ka thënë se: “Fatkeqësisht në asnjërën prej dy seancave te radhës nuk do trajtohet buxheti. Dhe siç po shihet në interes ka qenë më tepër akomodimi i interesave të dy partnerëve të koalicionit sesa akomodimi i nevojave të qytetarëve dhe sjellja e projektbuxhetit ne seancën e parë ose të dytën. Po shihet se ky proces do të stërgjatët sepse nuk ka asnjë vullnet që të procedohet tutje”.

Pas marrëveshjes ndërmjet PDK-¬së dhe LDK-¬së për koalicion qeverisës dhe konstituimit të institucioneve, është thënë që projektbuxheti për vitin e ardhshëm do të jetë ndër prioritetet kryesore, krahas miratimit të disa projektligjeve tjera me rëndësi. /rtk/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Kalo në kategori