LAJMI I FUNDIT:

Buxheti, i pashpresë për rritje ekonomike

Buxheti, i pashpresë për rritje ekonomike

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk jep shumë shpresa për përmirësim të gjendjes ekonomike dhe sociale në vend. Kështu vlerësojnë njohësit e ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve. Por, sipas tyre, ky është buxhet i mundësive pasi që ka qenë kohë e shkurtër për të ndryshuar diçka në të. Njohësi i ekonomisë, Lekë Musa, ka thënë për Tribuna se buxheti i vitit të ardhshëm nuk ka dallim shumë me ata të viteve paraprake.

“Ky buxhet kryesisht stimulon konsumin duke ngritur pagat në sektorin publik dhe si i tillë ndikon në ngritje të konsumit dhe indirekt edhe të importit dhe që ka si pasojë rritjen e bilancit negativ tregtar të Kosovës”, ka thënë Musa.
Sipas tij, nuk ka ndonjë projekt domethënës i cili do të stimulonte zhvillimin përveç subvencioneve në bujqësi. “Do të ishte mirë të shqyrtohet mundësia e financimit të projekteve të cilat do të kenë efekt direkt në prodhim dhe shërbime në vend”, ka thënë Musa.

Në anën tjetër, edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, mendon se buxheti i vitit 2015 nuk i plotëson nevojat e qytetarëve por, sipas tij, ky është një buxhet i cili është bërë në bazë të mundësive. Ai po ashtu ka porositur Qeverinë e Kosovës që mos t’i rrisë pagat e shërbyesve civilë këtë vit, pasi që, sipas tij, shteti duhet të mendojë edhe për të papunët. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Kalo në kategori