Buxheti për vitin 2016 parashihet të jetë 1 miliard e 680 milionë euro. Nga kjo vlerë, 463 milionë euro të buxhetit janë paraparë të investohen në projekte kapitale apo pesë milionë më tepër sesa shpenzimet kapitale të dedikuara për vit.
Projektligji për buxhet është miratuar javën e kaluar nga Qeveria e Kosovës, por ajo që vërehet është se shumica e mjeteve do të shpenzohen për projektet e filluara gjatë këtij viti. Kjo, sipas ekspertëve për çështje ekonomike është praktikë pasi jo të gjitha projektet e mëdha kapitale mund të përfundojnë brenda një periudhe njëvjeçare.
Megjithatë, sipas tyre, nevojat e Kosovës për projektet kapitale janë jashtëzakonishttë mëdha.
Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, për Radion Evropa e Lirë thotë se tendenca për të rritur shpenzimet kapitale, duhet të orientohet në tendencën për zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik. Sipas tij, sa më të fuqishme të jenë bizneset e brendshme në Kosovë, ato më shumë do të paguajnë taksa për shtetin.
“Se sa do të jenë të mjaftueshme këto projektet, unë mendoj se nevojat e Kosovës janë jashtëzakonisht të mëdha. Mirëpo, deri diku ato janë të orientuara në ndërtimin e autostradës Prishtinë- Shkup. Dhe disa projekte tjera strategjike që janë të mëdha ku përfshihen edhe projektet e komunave, infrastruktura rrugore, kanalizimet , ujësjellësit, ndërtimi i shkollave, spitaleve etj”, thotë Gashi.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, thotë se shumica e investimeve kapitale për vitin 2016, janë vazhdimësi e projekteve kapitale që kanë filluar dy tre vjet më herët, në fusha të ndryshme.
Edhe eksperti tjetër për çështje ekonomike, Naser Graiçevci, pohon për Radion Evropa e Lirë, se shuma e ndarë për projektet kapitale është në proporcion me shpenzimet tjera buxhetore.
Por, nga përvojat e deritashme rezulton se projektet kapitale nuk janë duke dhënë rezultatet e pritura, paraprakisht të përcaktuara nga dizajnuesit e këtyre projekteve .
“Në aspektin e ndikimit në ekonomi, ne kemi parë që kemi një infrastrukturë rrugore që po vjen gradualisht duke përfunduar. Dhe, nganjëherë vërehet se në Qeveri mungon kreativiteti, inovacionet e njerëzve përgjegjës në ndërtimin e politikave, por edhe të atyre që merren me projektet kapitale”, konsideron Graiçevci.
Përveç kësaj, Graiçevci thotë se gjatë zbatimit të projekteve vërehen lëshime të mëdha, si në burimin e aferave të ndryshme korruptive. Dhe, në këtë mënyrë bizneset janë jashtëzakonisht, siç thotë ai, të frustruara më mënyrën e menaxhimit të kësaj pjesë të parasë publike”
“Nuk ka dilemë këtë e sheh secili biznes, që paraja e buxhetit të Kosovës e destinuar për projekte të ndryshme, qoftë nga pjesa e projekteve kapitale, qoftë për mallra dhe shërbime, janë elemente dhe tregues të shumtë, që tregojnë se korrupsioni dhe keqpërdorimi e keqmenaxhimi janë prezent në gjithë këta vjet, e konkretisht në shtatë vjetët e fundit”, shton ai.
Edhe Naim Gashi, thekson se pavarësisht vlerës së ndarë për projektet kapitale, Qeveria e Kosovës duhet të shprehet transparente në shpenzimin e tyre. Kjo pasi fusha e prokurimit publik në Kosovë, thotë ai,konsiderohej terreni më i përshtatshëm i keqpërdorimit të parasë publike
“Një nga kërkesat kryesore është që të fillojë prokurimielektronik, si një formë e cila do të tentojë të zvogëlojë shkallën e korrupsionit me paranë publike në Kosovë. Unë mendoj se edhe autoritetet tjera kompetente, siç janë prokuroria, agjencia anti- korrupsion, organet tjera hetuese, duhet të japin kontributin maksimal që paraja publike të shpenzohet aty ku e ka vendin”, thekson Gashi.
Megjithatë, në draft-buxhetin për vitin tjetër, mjete janë ndarë për ndërtimin, renovimin e objekteve qeveritare, shkollave, fakulteteve, ndërtimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugëve në nivel qendror dhe komunal, si dhe ndërtimin e palestrave sportive në qytete të ndryshme. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe