Buxheti i Kosovës i parashikuar për vitin tjetër, nuk siguron përmirësim në sferën ekonomike dhe sociale, por sipas ekspertëve për çështje ekonomike, konsiderohet buxhet stabil.
Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, është shqyrtuar dhe miratuar nga Qeveria e Kosovës, në vlerë prej 1 miliard e 680 milionë euro apo 100 milionë euro më shumë se në buxhetin e këtij viti.
Megjithatë, sipas zyrtarëve qeveritarë, buxheti për vitin tjetër siguron financim të qëndrueshëm.
Nga shuma e përgjithshme e buxhetit, 22 për qind do të shpenzohen për çështje ekonomike, po aq edhe për çështje sociale.
Për arsim do të shpenzohen 17 për qind, për shëndetësi 11 për qind, shpenzimet për rend dhe siguri 9 për qind, kurse për sektorët tjerë shpenzimet do të jenë nën 5 për qind.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, buxhetin e parashikuar për vitin 2016 e quan buxhet stabil.“Është e vërtetë se buxheti për vitin e ardhshëm nuk garanton një rritje dhe qëndrueshmëri ekonomike të merituar çfarë meriton Kosova. Por, besoj se është një buxhet që i përmbush kërkesat për stabilitet social dhe në një nuancë të vogël të përmirësimit të jetës së qytetarëve në Kosovë”, tha Gërxhaliu.
Projekt-buxheti i vitit 2016, nuk ka ndonjë dallim të madh me buxhetin e këtij viti, thotë profesori në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi.
Në krahasim me buxhetin e këtij viti ndryshojnë disa komponente, por struktura e shpenzimeve, thotë ai, mbetet e njëjtë.
Kurse sa i përket të dalurave buxhetore, Bektashi pohon se ka një ndryshim apo rritje të mjeteve tek çështjet sociale, por nuk është paraparë ndonjë rritje e pagave. “Në këtë vit në projekt-propozimin e buxhetit, parashihet një ngritje e lehtë e të dalurave për pensionet që kapin një shumë prej 91 milionë euro si dhe për kompensimin e përvojës së punës dhe asistencës sociale. Ndërkaq, zvogëlime në projekt-propozim janë vërejtur tek mallrat dhe shërbimet, që është normale në shtetet që kanë mungesë të mjeteve segmentin e parë që e shkurtojnë janë mallrat dhe shërbimet”, tha ai.
Megjithatë, Safet Gërxhaliu, pohon se Kosova meriton një vlerë më të lartë buxhetore, por këto janë mundësitë financiare. Pavarësisht vlerës buxhetore, ai shprehet se buxheti duhet të menaxhohet në mënyrë të duhur. Është e vërtetë se Kosova meriton më tepër, mirëpo është një buxhet që dëshmon se jemi këtu ku jemi. Ky është një realitet duhet të pranohet dhe më kaq mundësi duhet mirë të menaxhohet duke rritur përgjegjësinë institucionale dhe individuale bazuar në sundim të rendit dhe ligjit”, tha ai.
Por, mbetet e paqartë se kur mund të miratohet në Kuvendin e Kosovës ky projekt-buxhet, duke marrë për bazë bllokimin e seancave të Kuvendit të Kosovës nga opozita.
Opozita në Kosovë është zotuar se do të vazhdojë të bllokojë punimet në Kuvendin e Kosovës, nëse qeveria nuk e tërheqë nënshkrimin nga marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe dhe marrëveshjes më Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.
Në bazë të procedurave ligjore, fundi i tetorit është koha kur Qeveria duhet të miratojë propozim-buxhetin për vitin fiskal, kurse deri në fund të dhjetorit duhet të miratohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës
Në mungesë eventuale të buxhetit të miratuar, në bazë të Ligjit për menaxhimin e financave, në tre muajt e parë, shpenzimet buxhetore mund të realizohen me 1/12 e buxhetit paraprak. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe