LAJMI I FUNDIT:

Burri me veshka gjigante: Organet iu rritën sa një foshnje e porsalindur

Burri me veshka gjigante: Organet iu rritën sa një foshnje e porsalindur

Kirurgët kanë hequr veshkat që secila prej tyre peshon sa një fëmijë i porsalindur, nga një burrë që vuante nga sëmundje gjenetike.

Organet e tij të brendshme, ishin rritur njëzet herë më shumë se forma normale, duke bërë që të peshojnë nga 2.7 kilogram, transmeton Telegrafi

Rritja e veshkave, kishte bërë që 45-vjeçari të ketë probleme të ndryshme, që shkaktoheshin nga hapësira që zinin në trup, duke bllokuar organet tjera.

Vetëm një javë pasi i hoqën veshkën e parë, kirurgët në Spitalin Sin Gangma Ram, i kanë hequr me sukses edhe veshkën e dytë.Normalisht, një veshkë peshon 125 deri në 170 gram, kurse burrit nga Dhule i Indisë, i është rritur në madhësi gjigante, që ka bërë që ai të hyjë në Libër të Rekordeve të Ginisit. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori