Kjo mbase ishte një hakmarrje indirekte e femrave tona për ofendimin që u ishte bërë përmes një video-ligjërate, ku ato në mënyrë metaforike u ndanë në goma të përdorura dhe të papërdorura. Atëherë, gratë, pa dallim partie, kishin protestuar duke lëshuar sallën e Parlamentit dhe duke mbrojtur gjininë! Ne, kryesisht, heshtëm!
Kështu, krejt pa qëllim, Big Mama mund të bëhet simbol i luftës shekullore të femrave tona për liri! Nga ne, burrat. E madhe, agresive dhe atraktive, Big-ja krejt spontanisht, pa menduar për pasojat politike kishte prekur pjesën e kosheres ku gumëzhijnë brumbujt!
E kapët? Po diskutojmë për deklaratën e javës.
Do të thoni se ishte veç një deklaratë për dashurinë, e cila mori konotime politike. Si gjithçka ndër ne! Sipas sloganit: “Ti e rrokullisë, e ajo… bëhet politikë”!
Mbetën nën hije edhe deklarata groteske! “Gjakovarët nuk janë njerëz”, deklaroi Vulin dhe… nuk bëri vetëvrasje! Kjo i bie, pak a shumë, sikur Gebelsi të deklaronte se jahuditë nuk janë njerëz!
Apo nuk ishte për t’u shënuar edhe deklarata e kryeministrit serb, se nuk mendon të kërkoj falje për krimet në Kosovë? OL, ai është paqebërës! I ka edhe hije!
Por, deklarata me motive personale e Big Mama gjithsesi do të ketë pasoja! Ajo ka mundur madje të lëkundë edhe marrdhëniet trilaterale Kosovë-Maqedoni- Shqipëri! Pra, një luftë e re gjinore, përmasash ballkanike! Egoja kundër egos!
Se, siç e dini, “B-Mama” është shtetase në Ish Republikën Jugosllave, me emër ende të panjohur ndërkombëtarisht. Sikur Kosova, veçse e kundërta. Ne na njihet emri, por jo edhe statusi! Maqedonisë i njihet shteti, por jo edhe emri. Ata, pra, janë shtet pa emër e ne emër pa shtet! Pa njohje të plotë ndërkombëtare, desha të them! Se shtet kemi sa të duash kur duhet rrahur opozita!
Dallimi kryesorë mes nesh është se në Maqedoni i rrahin minoritetet, e te ne minoritetet na rrahin ne! Se, te ne minoritetet janë specifike! Ato gjithsesi duhet të dominojnë! Edhe nëse nuk i kanë numrat, u duhen rezervuar ulëset! Edhe nëse nuk kanë popull për të përfaqësuar, popullin, e marrim nga importi! Kështu ishte gjithnjë, problemi zgjidhej me kolonizim! Ose me shpërngulje të shqiptarëve! Të shkuara!
Por, të kthehemi te deklarata e javës! “Nuk ka më burra”- tha Big-ja! “Ka veç burreca”!
Huh! Ec e mos plas! Por, siç do të thoshte Nonda Bulka i madh, edhe gratë i mbron ligji! Sidomos të drejtën për me u shprehë, e me u shpreh, e me u shpreh! Prapë me u shprehë! Pafundësisht, me u shprehë!
S’ka burra? E në Prizeren? Dy qeveritë u takuan për herë të parë! Dy shtete të pavarura të cilat nuk rrinë dot në këmbë pa asistencën ndërkombëtare! Nuk i duken burra, këta?
Nejse, aty kishte edhe gra! Ulur dy nga dy në bankë, sikur në klasën e parë të politikës kombëtare, u mbajt takimi i parë në mes të dy qeverive tona ndërkombëtare! Gjithsesi, të gjithë u kujdesën të mohojnë se ky takim ishte bërë për motive kombëtare! Mos të frikësohen, minoritet dhe fqinjët!
Unë jam ministri i Kulturës do të ketë thënë ky këndej, shoqes së tij të bankës! Dy ministret e Integrimit llafosin me zë të ultë për huqet e administratës evropiane! Pastaj, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë me kot e kërkon nëpër banka homologun e vet! Kosova s’ka ministri të tillë! Sepse, s’ka ushtri, por ka FSK! Por, i kujtohet si nëpër mjegull, atëherë kur e mori uji, Shkodrën!!
Ministrat e infrastrukturës mbahen hundëpërpjetë për rrugën (ndër)kombëtare!
Pastaj, takimi fillon me protokoll! Mbledhja e Prizerentit do të ketë filluar në anglisht, se është takim ndërkombëtar! Dy shtete të pavarura dhe sovrane! Andej shqiponja krenare e këndej yjet krenare! Kjo është veç, metaforë! Se, as ata nuk janë shqiponja e as këta këndej yje! Por, këto janë veç spekulime. S’ka pikanteri nga takimi! Veç deklarata zyrtare sikur duan që kjo të duket një konspiracion! Po ku dimë ne për konspiracionet! Edhe kalaja e Rozofatit është ndërtuar mbi një konspiracion të “rrjedhur”!
Paramendojeni kur z.Thaçi është ngritur në këmbë dhe e ka lëshuar rënd e rënd njërin telefon mbi tavolinë, e pastaj edhe tjetrin. Prapë u vonove o Isë Boletini!?
E, kur kryeministri i shtetit fqinjë, Rama, ishte ngritur gati përgjysmë, nga jashtë u dëgjuar një zë i vrazhdë burri…! “Poshtë Rama”, ka brohoritur ai!
Ende pa e përfunduar sloganin, ai e ka parë veten të shtrirë me fytyrë në kalldrëmin e lashtë të Prizerenit! Mbi të policët e Republikës së Kosovës, një vend ky ku me Kushtetutë lejohet të brohorasësh çka të duash! Reagimi ishte proporcionale me rrezikun! Ka mundë me e dëgjua dikush!
Nuk e dimë a ka mbijetuar, por sidoqoftë ai nuk u bë i famshëm! Policia e shtetit nuk dha asnjë informatë më të plotë për këtë! As kush ishte, as motivi!
E Kryeministri Rama, i hutuar, duke menduar se ka qenë ndonjë urdhër nga ndërkombëtarët, do të jetë ulur menjëherë! Ishte ditë kur ai po ecte hutueshëm! “A nirthtë”, e pyeti homologu i tij, plot shqetësim, sapo u takuan! “Si” ia ktheu ky, hutueshëm! Në përkthim, kjo i bie: “A patët ftohtë?” “Jo, jo, në rregull ishte”! Se, ne këndej, kemi probleme me ngrohje, me rrymë edhe me ujë! Të tjerat nuk janë edhe aq dramatike! Rrugët i kemi!
Por, në Beograd, ku po flitet se do të shkojë në muajin shkurt, krejtësisht me motive patriotike, kryeministrin Rama me siguri nuk do e pyesin se a ka “nirthë”! Atje si duket do ta ketë vapë! Vapë në kuptimin politik!
Hiq nuk e din se si do të hapë bisedën me Ivicën, rreth vizitës në treshe në Prizeren, bashkë me Hashimin dhe vëllain Erdoganin! Ivica do të hidhërohet që nuk e kanë thirrur në qytetin e tij të Lindjes!
Ndoshta Rama po shkon me një propozim të ri, për një takim katërpalësh, në Prizeren! Në fund të fundit të gjithë jemi vëllezër. Se në Kosovë themi: “Vëllai si shkau (serbi)”! Pastaj, hulumtimet na tregojnë se kodi gjenetik është goxha i përzier. Kemi bashkëjetuar gjatë. Me qejf o pa qejf, kodi është përzier.
Por… ndoshta Rama e shtynë vizitën në Beograd, derisa të qartësohet puna në Stamboll! A nuk ju thash se krejt llafi do rrëshqas në (gjeo)politikë?
Pra, Big Mama, kujdes fjalët. Se “Shipnia ka burra”! Ka edhe burreca! Edhe bubrreca, do të thoshte “Kamishi” nga foltorja e Parlamentit të Kosovës!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi