“A pom shef, hahaha sa gishta janë qitu?’, “Nuk rrina me ata se nuk e ka qanten me Frozen”, “syzet si tegulla”, “joo ajo është shumë e trashë, edhe i ka flokët e shkurta si djalë”, “o mos lexo se nuk je tu ditë e po na keshet krejtve me ty, ‘precious;’ /ˈpreSHəs/ nuk lexohet ashtu precus kuku”.
Jo rrallë herë kemi hasur në fëmijë të mbyllur në vete, të distancuar nga shoqëria, fëmijë që nuk flasin shumë. Mendimi se po të paragjykon dikush, po të përqeshë për dukjen, po të përqeshë për mënyrën e të folurit, mënyrën e veshjes është ndjenja më e vështirë që mund të përjetohet nga dikush. Si rrjedhojë vjen te humbja e vetëbesimit, distanca nga shoqëria, mbyllja në vete, depresioni, frika e të gjitha këto ndikojnë në arritjet e tyre në mësime, e në shkollë.
Bullizmi definohet si përdorimi i qëllimshëm i forcës apo të qenët agresiv ndaj një personi apo grupi personash me qëllim që viktimat të ndihen të fyer, të lënduar dhe të kenë gjendje jo të mirë emocionale dhe fizike.
Bullizmi është shumë i pranishëm në shoqëri, e sidomos në shkollat fillore. Duke përqeshur e duke ngacmuar tjetrin mundohen të rrisin autoritetin e tyre në shoqëri, vlerën e tyre tek të tjerët.
Sipas mësimdhënëses së gjuhës Angleze në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë, Bahrije Prebreza përqeshjet e njëri-tjetrit gjatë leximit në gjuhën angleze janë shumë të shpeshta.
“Në raste të tilla, e kam ndërpre orën për disa minuta dhe kam biseduar me nxënësit se si duhet trajtuar njëri tjetrin, zakonisht nga përqeshjet ka ndodhur të hezitojnë të flasin e të jenë aktiv gjatë orës, por edhe ndodh që nga frika të mos jenë sa duhet dhe sa kërkohet aktiv”.
Nëse kjo dukuri e bullizmit ushtrohet vazhdimisht, pasojat nga bullizmi ndikojnë jo vetëm në izolim potencial shoqëror por edhe në zhvillim psikologjik të fëmijëve.
Sipas Visar Sadikut, specialist i psikologjisë klinike pasojat mund të jenë të mëdha. Ai potencoi se kjo ka të bëjë me dëmtimin e imazhit për veten, gjë që më tutje kjo do të ngjallë pakënaqësi lidhur me veten, të cilat mund të shoqërohen me një mori simptomash të cilat janë dhe paraqiten si mënyra për ta shprehur shqetësimin dhe ndër to janë problemet psiko-somatike, e që janë dhimbjet të cilat raportohen nga fëmija (zakonisht dhimbje të kokës, barkut, apo dhimbje të tjera fizike të cilat nuk kanë shkaqe mjekësore) të cilat janë komunikim fizik i shqetësimeve emocionale.
Dukuritë e tilla vazhdimisht nuk raportohen e nuk flitet për to as në shkolla as në media mjaftueshëm.
Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti tha se edhe për Këshillin është problem mos raportimi i kësaj dukurie.
“Bullizmi është shumë i shprehur në shkollat e tona, madje më shumë se sa paraqitet në media edhe pse shkollat, drejtoritë por edhe Ministria tenton t’i izolojnë si probleme në çdo aspekt por nuk e kanë shumë prioritet. Edhe për neve këshillin paraqet problem që raportimi i kësaj dukurie nuk është i shpeshtë dhe nuk informohen Këshillat e Prindërve në Shkolla nga ana e prindërve e mësimdhënësve” u shpreh Reshiti.
Kjo sipas Reshitit ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e arsimit në vend.
“Bullizmi në aspektin psikologjik ndikon shumë që nxënësit të mos jenë të koncentruar në mësime dhe arritje të njohurive kjo ndikon në rezultate të dobëta, por edhe sjelljet e tyre në familje e në rreth nuk janë sjellje normale, aty kuptohet sjellje të nervozizmit, e dëshpërimit” tha Reshiti.
Gjithashtu Reshiti shtoi se në takimet e radhës me Drejtoritë e Komunale të Arsimit, me Drejtorët e shkollave e gjithashtu edhe me Ministrinë e Arsimit do të kërkojë qe dukuria e bullizmit në shkolla të trajtohet krahas drogës në shkolla, e dukurive tjera negative.
Mësimdhënësja e Gjeografisë në shkollën fillore “Nazim Gafurri”, Resa Mavriqi ka treguar për raste të cilat kanë raportuar nxënësit.
“Një nxënës ka ngacmuar tjetrin dhe e ka kushtëzuar nëse dëshiron të rrish me ne atëherë duhesh të na ndihmosh gjatë testeve. Në këtë rast e në raste të tilla si kujdestare e klasës kam adresuar problemin tek psikologu i shkollës”, tregoi Mavriqi.
Dhuna në mjediset e shkollës (në të gjitha format e saj) është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për arsim, shëndet dhe mirëqenie. Asnjë shtet nuk mund të arrijë një edukim cilësor e gjithëpërfshirës dhe të barabartë, nëse nxënësit përjetojnë dhunë apo bullizëm në shkollë, shkruhet në raportin “Pas shifrave: Fund dhunës në shkolla dhe bullizmit” që ka publikuar UNESCO në janar të 2019-së.
Ne, si shoqëri duhet të jemi shumë të kujdesshëm sa i përket trajtimit apo kujdesit për fëmijët të cilët janë viktimë e bullizmit. Psikologu Visar Sadiku tregoi mënyrën se si të kujdesemi për fëmijët.
“Duhet të përdorën resurset e fëmijëve në mënyre që të fuqizohet ai, duke u mbështetur në përvojat në të cilat fëmija ka pasur sukses në aspektin e ndërveprimit social. Të nxiten të mendojnë se çfarë ka ndryshuar, si ka ndodhur ndryshimi dhe se a ndjehet i ndihmuar me ndryshimin e dhënë”.
Hulumtimet dhe konsultimet në terren tregojnë që gjysma e nxënësve në Kosovë përjetojnë ndonjë formë të bullizmit si ngacmime fizike, ashtu edhe psikologjike.
Në një hulumtim në të cilin janë përfshirë nxënësit e dy prej shkollave fillore në Prishtinë, tregon se më shumë se gjysma e nxënësve të anketuar, apo 60 për qind e tyre, kanë deklaruar se kanë qenë viktima të ngacmimit apo edhe kanë ngacmuar të tjerët. Rreth 50 për qind prej tyre kanë thënë se kanë raportuar ngacmimet, dhunën, përqeshjet e sharjet nga të tjerët, ndërsa pjesa tjetër kanë deklaruar se nuk e kanë raportuar dhunën e ngacmimet. Arsyeja kryesore për mos raportimin e këtyre ngjarjeve ka qenë se në rastet kur e kanë raportuar askush nuk ka reaguar, dënuar apo formë tjetër ndëshkimi ndaj nxënësve të cilët kanë ngacmuar tjerët.
Ky publikim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e Debate Center dhe Telegrafi.com dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE ose K2.0, CEL apo QKSGJ./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?