LAJMI I FUNDIT:

Bukuria misterioze e “Shkretëtirës Mojave” – fotografi kaloi 16 vite për të kapur imazhet që vështirë t’i keni parë ndonjëherë

Bukuria misterioze e “Shkretëtirës Mojave” – fotografi kaloi 16 vite për të kapur imazhet që vështirë t’i keni parë ndonjëherë

Bukuria misterioze e “Shkretëtirës Mojave”, është kapur me imazhe mahnitëse, e në të njëjtën kohë këto pamje duken shqetësuese.

Fotografitë janë realizuar për 16 vite nga fotografi Zach Bradley, i cili u rrit në shkretëtirën prej 25 mijë kilometra katrorë.

Ai në këto imazhe ka paraqitur makina të braktisura, shtëpi të zbrazëta dhe varreza të frikshme ndërsa eksploronte mjedisin e ashpër.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 35-vjeçari, i cili u rrit në Barstow, Kaliforni, i cili shtrihet midis Los Angjelos dhe Las Vegas – por tani jeton në Henderson, Nevada, thotë se shkretëtira ka marrë një ‘hov të keq’ pasi konsiderohet si e harruar.

Megjithatë në realitet ai pohon se ajo është e pajisur me ‘vende të lezetshme dhe interesante’, dhe po lulëzon me jetën bimore.

Ai tha se shkretëtira është një ekosistem i bukur me pemë Joshua, kaktus dhe lule të egra.

“Unë e dua shkretëtirën e Mojave sepse jam rritur këtu. Si fëmijë, më pëlqente të dilja në shkretëtirë dhe të luaja. Prindërit e mi dikur kërkonin një hobi, kështu që gjithmonë shkonim në ‘kamping’”, ka thënë fotografi.

“Kur isha rreth 19-vjeç, bleva një aparat fotografik të Nikon N55 dhe që atëherë ajo është kamera e vetme me të cilën kam xhiruar ndonjëherë, përveç një aparati të vjetër Polaroid që kam marrë në një dyqan të mrekullueshëm. Nga atje, unë sapo fillova të eksploroja shkretëtirën dhe të kapja imazhe sa më shumë që ishte e mundur”, ka shtuar ai.

Në trend Fun

Më shumë
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Shefi i kuzhinës bën petën më të hollë në botë të punuar me dorë

Shefi i kuzhinës bën petën më të hollë në botë të punuar me dorë

Fun
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Interesante
Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake

Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake

Interesante
Kalo në kategori