LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: Çështja shqiptare nuk duhet të përdoret nga dikush si alibi për bllokimin e integrimit evropian

Bujar Osmani: Çështja shqiptare nuk duhet të përdoret nga dikush si alibi për bllokimin e integrimit evropian

Në Grupin e punës ku do të diskutohet për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, Aleanca për Shqiptarët bëri të ditur se do të hapë temën e 20% si definicion për shqiptarët.

“Do të propozojmë ndryshimin e 20% me emërtimin e drejtë të gjuhës shqipe në Kushtetutë. Përshëndesim deklaratën e presidentit Pendarovski i cili dha mbështetje propozimit tonë dhe ftojmë partitë e tjera që të ndjekin shembullin, t’u përmbahen zotimeve publike, të vijnë në grupet punues dhe të korrigjojmë një herë e përgjithmonë këtë padrejtësi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në lidhje me këtë propozimit shprehet se dilema e tij e vetme është momenti kur kërkohe ky ndryshim dhe se duhet të kihet kujdes që çështja shqiptare të mos përdoret nga dikush si alibi për bllokimin e integrimit evropian të vendit.


“Unë nuk them që partitë politike nuk duhet t’i shtrojnë në komision të gjitha temat, por atje ta bëjmë debatin, atje të bisedojmë nëse mendojmë që mundet, ja unë me dy duar po jap mbështetje, por nëse e shohim se kjo mund të keqpërdoret, atëherë të jemi të kujdesshëm se si e paraqesim interesin e komunitetit tonë”, u shpreh Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori