Bujanoci i përlotur
U pikëllova shumë kur iu afrova qytetit tim. Bujanocit i kishte rënë një hije e zezë. Ishte e njëjta hije sikur e vitit 2000/2001, atëherë kur sapo përfundoi lufta e Kosovës, e filloi lufta në Luginë të Preshevës. Kalonim një kufi e shumë postblloqe derisa arrinim në fund në qytetin tim. Xhandarmëria serbe na nxirrte nga autobusi duke na kontrolluar valixhet, duke na nxjerr rrobat një nga një, duke na mbajtur automatikun prapa shpinës dhe duke na kërcënuar pse studionim në Prishtinë e jo në Beograd!
Ishte kohë e tmerrshme. Vetë e kisha përjetuar atë ndjenjë të brishtë. Sot e ndjeva njësoj, sikurse para një dekade, atë hije të zezë, atë stuhi që i kishte rënë sot Luginës!
U ndjeva si e huaj në qytetin tim. U ndjeva si e huaj në shtëpinë time; nuk u ndjeva e sigurt në sheshin tim; nuk e pata atë gëzim të lirisë; e ndjeva që vinte erë baruti, erë gjaku… Mu duk i gjithë qyteti i përlotur.
Më vjen të bërtas e të më dëgjoj e gjithë bota duke thënë: mjaft më, mjaft na përdhosët, mjaft na maltretuat, mjaft na dhunuat, na masakruat.. U bënë 12 vjet nga lufta e Kosovës, e ti Serbi nuk u ndale; u bënë 10 vjet nga lufta e Luginës, ti kurrë nuk u ndale duke u hakmarrë! Deri kur do të jemi të maltretuar psikikisht e fizikisht.
Qëkur jam lindur e jam rritur në Bujanoc, mbaj mend zhurmat e autoblindave të xhandarmërisë serbe. Është bërë e zakonshme kjo zhurmë, të ndjek pas si një hije. Nganjëherë më duket si një vend i mallkuar, e nganjëherë falënderohem që nuk e kanë lëshuar vendin gjyshërit e stërgjyshërit tanë të cilët me shekuj jetuan në këto troje.
Në Bujanoc mërzia më e madhe shkaktohet nga pamundësia për të dalluar kufirin në mes të mundshmes dhe të pamundshmes. Ndërmjet reales dhe joreales. E vetmja ndarje që mund të shihet qartë tani për tani është kufiri Kosovë-Luginë.
Serbia çdo ditë mundohet të bëjë ndonjë incident ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Qëllimi i saj është ta bëjë spastrim etnik në Bujanoc, ashtu siç bëri në Komunën e Medvegjës ku tani vetëm tre për qind e popullatës janë shqiptarë. Syrin e ka në Komunën e Bujanocit, që ta rikthej pushtetin të cilin e humbi në 2002, ku shqiptarët e Bujanocit e fituan pushtetin lokal për herë të parë në historinë e vet. Tani, para zgjedhjeve të Serbisë, Qeveria serbe arreston shqiptarë me motive gjoja se kanë bërë krime lufte.
Sot i gjithë populli është në këmbë duke protestuar e duke kërkuar lirimin e djemve tanë. Të gjithë ishin me lot në sy duke kërkuar lirimin e vëllezërve, të cilët për momentin janë të burgosur në burgjet serbe. Mllefi i padrejtësive s’ka kandar. Nga ana tjetër, ku do të kërkohet mbështetje, në Prishtinë, në Tiranë, në Bruksel apo në Washington?!
Filozofët e analistët nga të gjitha trojet shqiptare po japin “opinione” për problemin e Luginës. Reagimet vijnë nga disa parti politike të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, ndërsa ndërkombëtarët heshtin derisa qytetarët arrestohen në orët e para të mëngjesit, duke i trishtuar nënat, gratë dhe fëmijët. Ky është një nga ato momentet kur ti nuk arrin ta kuptosh se si në shtëpinë tënde je mysafir, nuk ndihesh i qetë dhe nuk ndihesh i lirë, sepse serbi të mbanë gjithmonë peng.
Por, kot e ka Serbia. Nuk e japim Bujanocin, edhe nëse me dhunë do më përcjellësh çdo ditë; edhe nëse do t’i arrestosh vëllezërit tanë çdo ditë, duke i rrahur deri tek porta e burgut tënd të mallkuar. Ti nuk mund të më dëbosh, sepse nuk ka forcë që të mos mposhtet, nuk ka fatkeqësi që të mos përballohet nëpërmjet përçmimit.
Në pritje të “mrekullisë” do të jemi këmbëngulës për ruajtjen e pragut të shtëpisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJEJGJGJG.jpg)
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re