Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës Shukri Buja, është i bindur se në Kuvend do të ndryshojë Projektbuxheti për vitin 2017. Sipas tij, projektbuxheti aktual është elektoral pasi që Qeveria “Mustafa” ka kalkuluar mjaft mirë buxhetin nëpër ato komuna në të cilat dëshiron ta zgjerojë elektoratin e LDK-së, si në Pejë, në Ferizaj, në Gjilan, etj, shkruan sot, gazeta Zëri.
Deputeti i PDK-së, Shukri Buja, pret që Projektbuxheti për vitin 2017 të pësojë ndryshime në amendamentet të cilat pritet t’i bëjnë deputetët, përndryshe, sipas tij, ky projektbuxhet siç është do ta thellojë krizën në Kosovën, për shkak se nuk është një buxhet real, por një buxhet i rritur nga huamarrja.
Ai në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se ky projektbuxhet është shumë i qartë se është elektoral, pasi që, sipas tij, Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa ka kalkuluar mjaft mirë buxhetin nëpër ato komuna në të cilat dëshiron ta zgjerojë elektoratin e LDK-së, si në Pejë, në Ferizaj, në Gjilan, etj.
Buja thotë se me projektbuxhetin aktual Qeveria më së shumti e ka goditur Prishtinën në mosndarje të buxhetit. Ai gjithashtu ka kritikuar kryeministrin Mustafa, si dhe ministrin e Financave Hoti se po bëjnë një lojë politike ndaj veteranëve të luftës. Buja ka thënë se kryeministri Mustafa është dashur tashmë të bindë FMN-në se buxheti i veteranëve nuk mund ta rrezikojë buxhetin e Kosovës. Ai thotë se në kohën e qeverisjes “Thaçi”, kjo e fundit kishte rritur pagat e mësimdhënëseve dhe të mjekëve pavarësisht kritikave që kishte marrë nga FMN-ja.
“Ne kemi bërë buxhetin në përputhje me FMN-në edhe në kohën kur ishte Thaçi kryeministër, i cili i pati rritur edhe rrogat e mësimdhënësve, i pati rritur rrogat e punëtorëve shëndetësorë, në atë kohë pati reaguar Fondi Monetar Ndërkombëtar, por qasja e kryeministrit Thaçi në atë kohë dhe e Qeverisë ishte një bindje e Fondit Monetar Ndërkombëtar se nuk do ta rrezikojë buxhetin. Kështu duhej të vepronte edhe ministri Hoti bashkë me kryeministrin sepse FMN-ja nuk i ka qëndrimet strikte dhe të pandryshueshme. Nuk rrezikon kurrgjë buxheti për veteranët e luftës, por këtu po preken ndjenjat e tyre sepse janë ata që kanë luftuar dhe ata që kanë sakrifikuar për të krijuar shtetin dhe kur i prek me ndjenjat e tyre se po e rrezikojnë, ata tërhiqen. Por, këtu është një lojë politike që po e bëjnë kryeministri me ministrin Hoti ndaj veteranëve”, ka thënë ai. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Krasniqi nënshkruan marrëveshje me kryetarët e komunave përfituese - vlera e grantit është 8 milionë euro

Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës