LAJMI I FUNDIT:

Bruçaj: Mirësia e kurbanit, e karakterizon ketë festë

Bruçaj: Mirësia e kurbanit, e karakterizon ketë festë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë kudo që ndodhen Festën e Kurban Bajramit! Kryetari i këtij komuniteti në Tiranë Skënder Bruçaj në mesazhin e tij të urimit të përcjellë përmes medias tha se urimi shkon për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë në të gjitha trevat dhe në diasporë.

Ndërsa foli për festën Bruçaj tha se mirësia e Kurbanit, që e karakterizon këtë festë, synon bashkimin e zemrave dhe përçimin e frymës së respektit, dashurisë dhe solidaritetit me njëri-tjetrin. "Qoftë kjo ditë për Shqipërinë dhe shqiptarët ditë feste, hareje e bashkëpunimi dhe mirësia e saj mbretëroftë në shtëpitë dhe sofrat tona. Gëzuar dhe për shumë vjet festën e Kurban Bajramit. Paqe, begati e mirësi për popullin shqiptar dhe mbarë popujt e botës," tha mes të tjerash Skënder Bruçaj në fjalën e tij.

"Gëzuar festën e Kurban Bajramit! Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Allahut, Krijuesit të Gjithësisë. Sot mijëra shqiptarë myslimanë nga të gjitha trevat dhe diaspora i janë bashkuar miliona besimtarëve të mbledhur nga e gjithë bota në vendet e shenjta, në Mekë, për të kryer Haxhin, ku të gjithë të barabartë para Zotit të Madhëruar, luten për paqe, mirësi e begati për mbarë botën. Kjo ditë e bekuar, dita e sakrificës në konceptin njerëzor, është shumë më e madhe dhe më e begatë në aspektin hyjnor. Është ditë e harmonisë, bashkëpunimit, e mirësisë dhe e vëllazërimit; ditë e mirënjohjes ndaj begative të panumërta, të cilat Allahu i Madhërishëm ia dhuron njerëzimit, me dëshirën dhe vullnetin e Tij që ne të jemi mëkëmbësit e Tij në sipërfaqen e tokës, duke i shfaqur dhe shpërndarë këto begati mes njëri-tjetrit dhe duke i gëzuar ato me të gjithë pjesëtarët e familjes së madhe njerëzore. Kurban Bajrami është dita kur ne i shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit me buzëqeshje dhe gëzim, me paqe dhe vëllazëri. Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite te begate, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i Plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne. Le ti shohim te gjithë njerëzit me syrin e dashurisë, ashtu siç na sheh ne i Madhërishmi dhe le të bëhemi sot në këtë ditë, pjesë e gëzimit të tyre duke ndarë së bashku mirësitë e saj. Mirësia e Kurbanit, që e karakterizon këtë festë, synon bashkimin e zemrave dhe përçimin e frymës së respektit, dashurisë dhe solidaritetit me njëri-tjetrin. Qoftë kjo ditë për Shqipërinë dhe shqiptarët ditë feste, hareje e bashkëpunimi dhe mirësia e saj mbretëroftë në shtëpitë dhe sofrat tona. Gëzuar dhe për shumë vjet festën e Kurban Bajramit. Paqe, begati e mirësi për popullin shqiptar dhe mbarë popujt e botës.

Kurban Bajrami festohet të shtunën më 4 tetor, dhe besimtarët myslimanë në Tiranë do të falen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin përpara ish-Hotel Dajtit, në ora 7:32 minuta. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori