Britania e Madhe vendosi të dalë nga Bashkimi Evropian, por ndarja do të jetë e gjatë. Në vazhdim janë hapat që presin britanikët dhe BE-në.
1. Britania e Madhe duhet që, në bazë të vullnetit të popullit, të paraqesë në BE një kërkesë formale, ku duhet të informojë 27 vendet e tjera anëtare të BE-së. Kur do të ndodhë kjo nuk dihet. Referendumi në Britaninë e Madhe nuk është detyrues. Së pari, Parlamenti Britanik duhet të ngarkojë Kryeministrin që të dërgojë në Bruksel një letër lidhur me qëllimet e Britanisë së Madhe. Po cili kryeministër? David Kameron ka paralajmëruar dorëheqjen. Ndaj të domosdoshme janë zgjedhje të reja. Ndërkohë që 70% e deputetëve në Dhomën e Ultë janë kundër Brexit-it.
2.- Këshilli Evropian – pra 27 vendet e tjera anëtare të BE – ngarkojnë Komisionin Evropian që të negociojë një marrëveshje me Londrën për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Neni 50 i Marrëveshjes së Lisbonës parashikon një afat prej dy vjetësh për dalje nga BE-ja. Kjo mund të ndodhë edhe më shpejt, mendon eurodeputeti gjerman, Manfred Veber (CSU). Por ka dhe ekspertë që mendojnë se ky proces mund të zgjasë më shumë, sepse mijëra marrëveshje duhet të rishikohen dhe të ndryshohen. Marrëveshja për dalje nga BE-ja duhet të miratohet nga vendet anëtare, nga Parlamenti Evropian dhe nga vetë Britania e Madhe. Duhet të miratohen edhe marrëveshje të reja për raportet mes BE-së dhe Britanisë së Madhe.
3. Njëkohësisht apo pas fillimit të negociatave mes BE dhe Britanisë së Madhe, duhet të flitet edhe për raportet e ardhshme. E mundur është një marrëveshje për raporte ndërfqinjësore, që nënkupton edhe heqjen e doganave. I mundur është edhe anëtarësimi i Britanisë së Madhe në Zonën Evropiane për Tregti të Lirë EFTA, ku janë edhe Norvegjia, Zvicra, Lihtenshtejni dhe Islanda. Por këto negociata mund të zgjasin me vite, ndërsa marrëveshja duhet të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare. “Dezertori nuk do të pranohet me duar të hapura”, tha këto ditë Komisioneri i BE, Zhan-Klod Junker.
4. Ndërkohë duhet të shpjegohet edhe statusi i nëpunësve britanikë në BE. Ata mund të mbeten në Bruksel, mbase deri në përfundim të negociatave për ndarje. Por Britania e Madhe duhet të paguajë shpenzimet e tyre. 73 eurodeputetë britanikë ka aktualisht në Parlamentin Evropian. Ata kanë të drejtën e votës deri në daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.
Shumë ekspertë të ekonomisë presin rënie në bursa dhe dobësimin e ekonomisë britanike. Banka Qendrore Evropiane dhe Bankat Kombëtare kanë rënë dakord për masat mbrojtëse ndaj rënies së vlerës së paundit britanik. “Situata është nën kontroll”, thotë për DW një ekspert. “Bursat do të stabilizohen shpejt.” BE-ja duhet të përballet edhe me rrezikun e infektimit nga Brexiti. Në Francë në vitin 2017 do të zgjidhet një president i ri. Në Holandë në vitin 2018 një Parlament i ri. Të dy këto vende kanë një të djathtë të fuqishme kundër BE-së. Marine le Pen në Francë dhe Gert Vilders në Holandë shpresojnë të përfitojnë prej daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.
Procedura për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të kërkojë shumë kohë dhe mund. “Kjo është nëna e të gjitha krizave”, tha pas referendumit një nëpunës në Bruksel. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?