LAJMI I FUNDIT:

Brexit, më 29 mars fillon shkëputja nga Bashkimi Evropian

Brexit, më 29 mars fillon shkëputja nga Bashkimi Evropian
Brexit series for FT.

Mekanizmi për nisjen e procedurave të Brexit do të nisë me 29 mars. Njoftimi, sipas shtypit britanik, është bërë direkt ng zyra e Downing Street.

Në atë datë, kryeministrja May do t’i shkruajë Bashkimit Evropian për t’i komunikuar formalisht tërheqjen, siç është vendosur nga referendumi i 23 qershorit në Britaninë e Madhe.

Hapet kështu një periudhë 2-vjeçare e parashikuar nga neni 50 i Traktatit të Lisbonës për daljen nga blloku, me negociatorë mes Londrës dhe Brukselit.


May do të flasë me deputetët në fund të një seance parlamentare, ku do të pyetet nga Dhoma e Komunave, seancë që mbahet çdo të mërkurë mes orës 12:00 dhe 12:30.

Sipas “Downing Street”, përcjell gsh, periudha e negociatave do të mbyllet me daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian me 29 mars 2019, thuajse 3 vjet pas referendumit me të cilin britanikët zgjodhën Brexit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do t’u përgjigjet brenda 48 orëve komunikimeve formale të Londrës.

May mund të mbështetet te neni 50, pasi Parlamenti i Westminster më 13 mars ka aprovuar ligjin që e ka autorizuar dhe më pas miratuar edhe Mbretëresha Elizabeth.

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori