LAJMI I FUNDIT:

Brenda tre vjetëve, mbi një milion gra u zhdukën në Indi

Brenda tre vjetëve, mbi një milion gra u zhdukën në Indi

Më shumë se 1.3 milion gra në Indi u zhdukën midis viteve 2019 dhe 2021, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi.

Të dhënat e përpiluara nga Byroja Kombëtare e Regjistrimeve të Krimit të Indisë tregojnë se më shumë se një milion gra të rritura dhe më shumë se 250 mijë vajza nën moshën 18 vjeçare u zhdukën gjatë një periudhe trevjeçare.

Numri më i madh i zhdukjeve ishte në shtetin e Madhya Pradesh, ku rreth 198 mijë gra dhe vajza u raportuan të zhdukura në tre vjet, e ndjekur nga Bengali Perëndimor me afro 193 mijë raste, tregojnë të dhënat e NCRB.


Zhdukja e grave është një problem kombëtar në Indi, pasi edhe në kryeqytetin New Delhi, më shumë se 60 mijë gra dhe 20 mijë vajza të reja janë zhdukur në të njëjtën periudhë kohore. Vetëm në vitin 2021, pothuajse gjysmë milioni prej tyre u zhdukën.

Ndër shkaqet e përmendura për numrin kaq të madh të femrave të zhdukura janë martesat me detyrim, puna në shtëpi e shfrytëzimi seksual, raporton jp.

NRCB përmendi gjithashtu “sëmundjet mendore, keqkomunikimin, aksidentet, dhunën në familje dhe krimin” si arsyet më të spikatura për zhdukjen e grave në vendin më të madh në botë.

“Disa të rinj ikin nga shtëpia për shkak të kushteve të padurueshme dhe keqtrajtimit”, theksoi NCRB.

Qeveria indiane ka prezantuar masa për të luftuar krimet e shfrenuara kundër grave, të tilla si futja e një linje telefonike për gratë viktima të krimeve të tilla në vitin 2012 dhe nisja e një baze të dhënash kombëtare për shkelësit në vitin 2018. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori