LAJMI I FUNDIT:

Brazil, 100 të burgosura pjesëmarrëse në zgjedhjen e më të bukurës

Brazil, 100 të burgosura pjesëmarrëse në zgjedhjen e më të bukurës

Në burgun e femrave në kryeqytetin e Brazilit, për të tretin vit radhazi mbahet gara e bukurisë, në të cilën garojnë femrat nga burgu.

Në raundin e parë të garës, këtë vit janë paraqitur 100 femra, ndërsa duke qenë se kriteret janë shumë të larta, vetëm 12 nga to janë kualifikuar në finale.

Gjatë përzgjedhjes së më të bukurës, qelitë e burgut shndërrohen në sallone bukurie, me ç’rast të burgosurat mund të përfitojnë trajtimin që e dëshirojnë, ashtu që të jenë më të bukura dhe të prezantohen sa më mirë.

Drejtuesit e burgut pohojnë se në këtë mënyrë, të burgosurave iu kthehet vetëbesimi, ndërsa kritikët i akuzojnë ata për ‘dehumanizim’.


Nga ana tjetër, vet të burgosurat thonë se kjo garë u ndihmon që më lehtë t’i tejkalojnë ditët e burgut. /Telegrafi/