Miliarderi indian Gautam Adani, i cili me shpejtësi të madhe po ngjitet listës së njerëzve më të pasur në botë, ka arritur ta tejkalojë dhe lë pas Jeff Bezosin, i cili deri më tani konsiderohej si njeriu i dytë në botë më i pasur.
Adanit i janë nevojitur vetëm 10 muaj që nga vendi i 14-të në listën e më të pasurve në botë, të renditet në vendin e dytë me një pasuri neto prej 146.9 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.
I pari në listën e Bloomberg akoma është Elon Musk, i cili “peshon” 260 miliardë dollarë. E kjo është hera e parë që dikush nga Azia, ka arritur indeksin e pasurisë në këtë nivel – që kryesisht dominohet nga ndërmarrësit amerikanë që vijnë kryesisht nga fusha e teknologjisë informative, shkruan CNN.
Pasuria e Adanit prej 146.9 miliardë dollarë, lidhet kryesisht me pronësinë e konglomeratit të tij të madh Adani Group, megjithatë është akoma larg 260 miliardë dollarëve të Musk.
Adani Group merret kryesisht me biznese në porte detare si dhe qymyrin, biznes ky që ka lulëzuar shumë viteve të fundit. Ky 60-vjeçar, ndryshe është njeriu më i pasur në Azi, kurse kolegjin e braktisi për ta provuar fatin në industrinë e diamanteve në Mumbai në fillim të viteve të 80-ta, para se t’i kthehej qymyrit dhe porteve detare.
Konglomerati i tij prej asaj kohe është zgjeruar në gjithçka, nga aeroportet e deri te qendrat e të dhënave, çimentoja, mediat dhe energjia e ripërtërishme, duke u fokusuar në fushat që kryeministri indian Narenda Modi, i konsideron se janë kyçe për arritjen e qëllimeve afatgjate ekonomike për Indinë.
Operatorët më të mëdhenj të porteve dhe aeroporteve në sektorin privat të vendit, distributorët e gazit dhe punonjësit në minierat e qymyrit janë pjesë e perandorisë së Adanit, që gjithashtu ka për qëllim të jetë prodhuesi më i madh në botë i energjisë së ripërtërishme.
Vitin e kaluar u zotua për investime prej 70 miliardë dollarë në energji të ripërtërishme, që është një pikë kthese që disa e kritikuan si “pastrim i gjelbër”, për faktin se pjesa më e madhe e të hyrave të këtij grupi akoma vijnë nga derivatet fosile.
Zgjerimi i shpejtë i konglomeratit të Adanit ka fituar vëmendjen e analistëve, dhe ka rritur brengat rreth strukturave të “errëta” të aksionarëve. Adani Group, kanë bërë biznes me fitim prej 700 për qind, shumë më shumë sesa që arrijnë kompanitë si Tesla e Amazon, fitimet e të cilave ishin 100 për qind.
Adani ka qenë dy herë në situata kur i është rrezikuar siguria. I mbijetoi rrëmbimit në vitin 1997 dhe sulmit terrorist më 2008. Në vitin 1997 ishte rrëmbyer nën kërcënimin e armës, ku në këmbim të lirimit të tij kërkoheshin 1.5 milion dollarë.
Miliarderi indian ishte treguar i rezervuar sa herë ishte pyetur për këtë incident, por në Financial Times gjatë vitit 2013 pati thënë se rrëmbimi ka qenë një nga dy apo tri incidentet më të rënda që i kanë ndodhur në jetë.
Më vonë Adani kishte darkuar në një restorant të hotelit në Taj Mahal Palace, kur terroristët morën nën kontroll restorantin në kuadër të një sërë sulmesh terroriste që patën ndodhur në Mumbai gjatë vitit 2008. Megjithatë, edhe atëherë shpëtoi kur ushtarët indianë u futën brenda ndërtesës.
Ndryshe, rritja e Adanit përkon me “shitjen” teknologjike që goditi rëndë Bezosin nga janari i këtij viti, raporton Bloomberg. Themeluesi i kompanisë Amazon, më herët ka qenë në krye të listës, por pasuria e tij pësoi rënie pas shkurorëzimit në vitin 2019.
Një pjesë e madhe e pasurisë së tij është e lidhur me aksionet në Amazon, aksionet e të cilës kanë filluar të bien, që i kushtuan Bezosit hiq më pak se 45 miliardë dollarë.
Në anën tjetër, aksionet e kompanisë së Adanit janë rritur mbi 1000 për qind që nga qershori i vitit 2020, duke mbajtur një lloj optimizmi të investitorëve që janë pjesë e konglomeratit dhe përfshijnë fushat si infrastruktura dhe energjia e ripërtërishme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë – mijëra vende të lira pune
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë - mijëra vende të lira pune
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët