Zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kanë thënë se problemet në ekonominë e Greqisë nuk mund të ndikojnë, pasi që vendi ynë nuk pranon remitenca nga Greqia. Po ashtu e mirë mund të konsiderohet mos pasja e një banke me kapital grek në Kosovë.
Zëdhënësi i BQK-së Besnik Kada, ka thënën për Telegrafin, se është minimal ndikimi i krizës greke në ekonominë e Kosovës, pasi ekonomia vendëse ka një shkallë shumë të ulët të ekspozimit direkt ndaj ekonomisë së Greqisë.
“Investimet e huaja direkte nga Greqia në Kosovë janë shumë të ulëta, andaj zhvillimet në ekonominë Greke nuk pritet të kenë ndikim të rëndësishëm në rrjedhën e përgjithshme të investimeve të huaja në Kosovë. Pjesëmarrja e investimeve të huaja direkte në Kosovë me origjinë nga Greqia në gjithsej stokun e investimeve të huaja në Kosovë është rreth vetëm 0.3 për qind”, ka treguar Kada.
Sipas tij, Kosova ka një shkallë të ulët ekspozimi ndaj Greqisë edhe për sa i përket tregtisë së jashtme, ku eksportet drejtë Greqisë në tremujorin e parë të vitit 2015 kanë paraqitur vetëm 0.2 për qind të gjithsej eksporteve, ndërsa importet nga Greqia ka përfaqësuar 4.4 për qind të gjithsej importeve të Kosovës.
Kosova nuk pranon remitenca nga shteti grek, të cilat do të mund të kishin ndikim në ekonomi. “Po ashtu, në sektorin bankar të Kosovës nuk operon asnjë bankë me origjinë greke”, ka thënë zëdhënësi i BQK-së.
Ndërkaq eksperti i ekonomisë Ibrahim Rexhepi, ka thënë për Telegrafin se duke pasur parasysh raportet e drejtpërdrejta ekonomike Kosovë – Greqi, atëherë kriza në shtetin helen nuk do të ketë kurrfarë ndikimi. Sipas tij, përveç se Kosova nuk ka banka me kapital grek, Greqia nuk figuron as në mesin e investitorëve të jashtëm në Kosovë.
“Problem është vetëm deficiti i lartë tregtare prej rreth 140 milionë euro, i cili ka mundësi të ulet nëse Greqia hyn në një falimentim të kontrolluar. Mirëpo, i tërë problemi duhet të vështrohet nga një kënd tjetër- ndikimi i krizës greke në zonën e euros dhe përgjithësisht në BE dhe reflektimi i saj në Kosovë. Nga ky aspekt ndikimi mund të jetë i madh, por gjithsesi se varet nga mënyra se si do të reagojë BE-ja dhe çfarë masa do të ndërmarrë që të ruaj stabilitetin ekonomik, si edhe të valutës euro”, ka thënë Ibrahim Rexhepi i cili udhëheq Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale STRAS.
Sipas tij, Bashkimi Evropian është nën ethet e referendumit grek që pritet të mbahet të dielën. “Këto lëkundje të bursave mund të sjellin efekte të dëmshme në Kosovë, fillimisht të kthimi nga investimet që ka bërë Trusti, e më pastaj edhe në rininë e mundësisë për te thithur investime nga BE-ja, ndërkaq në periudhë afatgjate, nëse zgjatë kjo krizë dhe amulli, atëherë mund të bijën remitancat, meqenëse kriza që mund të vërshoje ne BE do të shkurtoj shumë vende pune, në mesin e të cilave sigurisht se do të jenë edhe ato që ka mërgata kosovare”, thekson Rexhepi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania