LAJMI I FUNDIT:

Bota po na merr si kope delesh!

Qysh prej instalimit të organizatave të shumta ndërkombëtare në Kosove, në vitin 1999, ne qytetaret e dëshpëruar e të rropatur nga përditshmëria e jetës sonë të lodhshme, jemi lodhur nga “mësimet e qytetarisë” që organizatat e ndryshme ndërkombëtare me paskrupulli i lëshojnë mbi ne duke përdorur mediumet vizive dhe ato gazetareske.

E tille është fushata e fundit e transmetuar në RTK, “Gruaja është pronare e jo pronë”, ku një djalosh i ri me mjekër dhe flokë të gjatë, por me pantallona të varur që paraqitet si njëfarë tip “kulleri”, sulmon fizikisht një femër, duke e quajtur budallaqe, duke e goditur disa herë me shpulla e shqelma, e që në fund del të jeta gruaja e ti. Femra e gjorë qan, ndërsa pasi tenton të ikë prej burrit keqtrajtues, pasi dëgjon një mesazh – “në Kosovë babai ua jep vetëm djemve pasurinë, po të kishte edhe kjo grua pasuri, ajo do të largohej nga kjo shtëpi, por ajo nuk ka dhe detyrohet të kthehet” – kthehet prapa në banesë, ku burri bërtet dhe fillon ta keqtrajtoj serish.

Duke qene femër, kjo pamje me rrëqeth. Un e di se fatkeqësisht ngjarje të tilla brutaliteti bashkëshortor ndodhin në shoqërinë tonë, siç ndodh dhuna në familje edhe në SHBA, Gjermani, Holandë, France, e anekënd botes. Por, të paragjykosh se burri e rrah gruan vetëm se ajo nuk merr pronë nga babai kur të martohet, kjo nuk ka logjikë as edhe më të vogël.


Burrat e këqij, edhe sikur të merrnin gjithë pasurinë e botes, prapë do të vinin dore mbi gratë e tyre, sepse kjo është më shumë dobësi mendore dhe e marrëdhënieve të tyre sesa arsye se ata janë me dorë të lire për të vepruar (ngase gruaja e tyre nuk shkon me pasuri). Zaten, sikur të kishte pasurinë e babait, kjo do të ishte edhe një shtysë më shumë për ta keqtrajtuar gruan, ashtu që të trashëgojë ky burrë zullumqar pikërisht atë pasuri të saj.

Pastaj, principi I perëndimit se pasuria është vetëm e atij/asaj që e ka bërë/trashëguar dhe vetëm ai/ajo mund ta ndajnë sipas dëshirës se vet, tek ne nuk duhet të pijë ujë fare, sepse këtë po na e thonë “disa të mençur perëndimorë’.

Dhe në fund, principi themelore i trashëgimisë tek kombi shqiptar, përfshirë edhe Kanunin e Lekë Dukagjinit, thotë se “femra/vajza është baraz në shtëpinë e të atit, dhe si e barabartë shkon edhe në shtëpinë e burrit”. Madje, femrës i jepet më shumë hapësirë në shoqëri, sepse para saj pushojnë burrat kur ajo flet në kuvend, nuk shkëmbehet si plaçkë lufte apo pagese dhe nuk preket për të nxjerr gjakun.

Prandaj, këto “edukime” të pështira në TV-të tona na kanë lodhur, sepse “të huajt e mençur dhe të civilizuar” njëmend na marrin si kope delesh, duke na fyer trashëgiminë tonë, intelektin dhe aftësitë tona zhvillimore.

Është koha që edhe ata “perëndimorët e mençur” të na shohin si të barabartë.

Në trend

Më shumë
Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim

Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim

Magazina
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Amerika
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës

Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës

Magazina
Trump thotë se ka folur me Putinin - zbulon detajet e bisedës

Trump thotë se ka folur me Putinin - zbulon detajet e bisedës

Botë
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Kalo në kategori