LAJMI I FUNDIT:

Bota drejt krijimit të një qytetërimi të vetëm global

Përderisa ideologjitë e ndryshme, me qëllim të zgjerimit të territoreve, të cilat i kanë bërë, duke ndarë popujt, në mënyre rigjide dhe duke i inkurajuar, të behën armiq kundër njëri-tjetrit (armiq të imagjinuar) por pas shumë vjetësh, për t’i ndalur luftërat dhe për të krijuar shtetet demokratike, paqe në botë , fuqitë e mëdha të botës kanë si qëllim që të shtojnë bashkëjetesën dhe bashkëpunimin mes popujve në mënyre që të arrihet një stabilitet ndërkombëtar.

E pikërisht këtë e kanë bërë përmes formimit të shteteve multietnike dhe krijimit të kombeve qytetare ku grupet e ndryshme etnike do të integrohen në një shtet, do të huazonin vlera kulturore perëndimore, do t’i humbnin vlerat e tyre unike kulturore dhe kështu po shkojmë drejt krijimit të një kulture globale.

Pesimistët kulturor argumentojnë se globalizimi po e largon identitetin e të gjithë popullatave, duke e shpjer në njëtrajtshmëri të sjellshme kulturore, me imponimin amerikan i cili është më dominuesi.


Sot mund të themi lirisht se nuk ka një komb të kulluar që ka arritur t’i ruaj dhe kultivojë veçantitë e tij kulturore, por ka marrë shumë nga kulturat tjera duke krijuar kështu vlera universale. P.sh. sot përmes procesit të globalizimit një i ri nga Kosova dhe një i ri nga Amerika vishen njëjtë, flasin të njëjtën gjuhë, pëlqejnë të njëjtit aktorë, këngëtar, sportist etj. Popujt sot shumë pak i kultivojnë traditat e tyre në bazë të së cilave është krijuar kombi i tyre.

Një faktor shumë i madh që ndikon në humbjen e vlerave unike të një kombi është institucioni media. Mediat edhe në Kosovë, në vend që të plasojnë tek publiku vlerat kulturore shqiptare, ato më shumë po i japin hapësirë vlerave perëndimore.

Mediat globale po përdoren shpesh edhe për interesa shtetërore për dominim, ku përmes medieve shtetet po krijojnë hegjemoni dhe imperializëm kulturor duke i imponuar vlerat e tyre popujve tjerë.

Zhvillimi i medieve globale po çon deri tek unifikimi i shijeve dhe të mendimeve, kërkesave dhe dëshirave, interesimeve, reagimeve, në modelimin imponues të realitetit.
Sot mund të themi se globalizimi dhe media janë duke ecur në një hap drejtë kthimit të botës në një fshat global, i cili do të jetë lehtë i depërtueshëm nga të gjithë.

Globalizimi medial nënkupton transferimin e ideve dhe kulturave nga vendet e zhvilluara të perëndimit drejtë vendeve të pazhvilluara, duke rezultuar me homogjenizimin e kulturës ndikuese dhe humbjen e tipareve të kulturës indigjene.

Kultura perëndimore duke përdorur mjetin e fortë të medies, ka filluar një sulm të gjithanshëm kundër kulturave të tjera duke mos marrë parasysh vlerat themelore të tyre. Në procesin e ndërlikuar të globalizimit ekziston rreziku i homogjenizimit kulturor, çka do të thotë që bota mund të këtë një formë të vetme kulture, dhe ky qëllim nuk është shkuar më larg së realizuari duke marrë parasysh që popujt nuk janë duke i ruajtur vlerat e tyre kulturore tradicionale.

Si në aspektin kulturor edhe në atë politik, përmes organizatave ndërkombëtare shtetet po e humbin të drejtën për tu quajtur shtete pasi që një nga elementet e saj që është sovraniteti po e zhdukin këto organizata, duke imponuar vendime të cilat po i miratojnë këto organizata të cilat po ndërhyjnë në çështjet e brendshme të shteteve.

Prandaj nga kjo vijmë në përfundim që më nuk ka nevojë për kombe, sepse elementet e kombit po i zhduk globalizmi dhe nuk ka nevojë për bashkime mes shteteve, sepse në Bashkimin Evropian të gjithë do të jemi të bashkuar, ku nuk do të këtë kufij dhe ku nuk do të këtë dallime të mëdha kulturore mes popujve. Kjo është mënyra e vetme sipas bashkësisë ndërkombëtare për të shmangur pretendimet territoriale, pushtimet e ndryshme dhe një luftë të tretë botërore.