Shuma e borxhit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës, në fund të vitit 2014, ka arritur vlerën prej 582.87 milionë euro, apo 10 për qind e Bruto Produktit Vendor. Nga kjo shumë, borxhe ndërkombëtare janë 326.35 milionë euro, kurse borxhe të brendshme 256.52 milionë euro.
Borxhi i përgjithshëm është tërësia e borxhit shtetëror dhe komunal. Ky borxh merret në emër të institucioneve qendrore qeveritare, të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë.
Pavarësisht kësaj, ekspertët për çështje ekonomike, vlerësojnë se vlera e borxhit nuk është në nivel të lartë; madje konsiderojnë se autoritetet kompetente në Prishtinë, nuk kanë qenë të afta të marrin borxhe.
Berim Ramosaj, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se borxhi i përgjithshëm është simbolik dhe ekzekutivi sipas tij, duhet të jetë më i “guximshëm” për të marrë borxhe. “Duke marrë parasysh se Kosova ka një borxh kaq të vogël, tregon se Qeveria e Kosovës ka qenë jo e aftë, të hyjë në marrëdhënie kontraktuale. Unë e arsyetoj shkallën e borxhit deri në limitet e caktuara, sepse borxhet mundësojnë zhvillimin dhe rritjen ekonomike në përgjithësi”, thekson Ramosaj.
Në raportet e institucioneve kompetente për këtë çështje, thuhet se përkundër ngritjes së lehtë, Kosova ka nivel më të ulët të borxhit të përgjithshëm të qeverisë krahasuar me vendet e rajonit.
Kurse, në Ligjin për Borxhet Publike, thuhet se në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV).
Edhe profesori tjetër në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Naim Gashi, thotë se niveli i borxhit nuk është i lartë dhe nuk rrezikon stabilitetin buxhetor.
Pavarësisht kësaj, Gashi thekson se autoritetet kompetente duhet që të analizojnë mirë para se të vendosin të marrin hua dhe njëherësh sipas tij, borxhi të shpenzohet vetëm për projekte kapitale.
“Unë mendoj se ne duhet të krijojmë politika që në borxhe publike të futemi vetëm për projekte kapitale dhe projekte që gjenerojnë të ardhura për shtetin në aspektin afatgjatë, sikur ta zëmë të marrim borxhe për ndërtimin e termocentraleve dhe hidrocentraleve të reja, autostradave e të tjera, por jo të marrim borxhe për konsum apo shpenzime administrative (shërbime dhe mallra)”, tha Gashi.
Sidoqoftë, pjesa më e madhe e borxhit vazhdon të jetë ndaj Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, në kuadër të Bankës Botërore, kurse një pjesë e konsiderueshme është borxh ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri