Ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson ka sulmuar sërish Qeverinë Britanike të hënën, duke parashikuar “fitore” për Bashkimin Evropian, në negociatat për Brexit me Londrën, transmeton AFP.
Prej kur është larguar nga pozita në muajin korrik, Johnson i është kthyer punës së vjetër në gazetën eurospektike, Daily Telegraph, duke publikuar kolumne, në të cilat sulmohet Qeveria e kryeministres britanike, Theresa May rreth negociatave për Brexit.
Në shkresën e tij të fundit, Johnson i ka krahasuar bisedimet në mes të dy palëve me ndeshjet në mundje.
“Frikësohem se rezultati i pashmangshëm është fitore për BE-në, teksa Mbretëria e Bashkuar qëndron në një kanavacë me 12 yje që simbolikisht rrotullohen rreth kokës sonë gjysmë të vetëdijshme”, ka thënë ai.
Johnson ka pasur rol kyç në fushatën e referendumit për Brexit dhe ishte emëruar sekretar i Jashtëm në korrik të vitit 2016, kur Britania kishte filluar negociatat me Brukselin rreth asaj se si do të ndodhte largimi nga blloku.
Ai ishte tërhequr nga detyra e tij së bashku me ish-Sekretarin për Brexit, David Davis, pasi kryeministrja May kishte shpalosur planet për largim të Britanisë nga tregu i përbashkët, mirëpo duke mbajtur të njëjtën pjesë të tregtisë së lirë për mallra dhe produkte bujqësore përmes një marrëveshjeje për doganat dhe rregullore të përbashkët me bllokun.
Johnson dhe përkrahësit e tij të linjës së ashpër mendojnë se një pakti i tillë e mban Britaninë shumë të afërt me bllokun, derisa liderët e BE-së kanë deklaruar vazhdimisht se duhet bërë më shumë kompromise.
Ndërkohë May, e cila po përballet me fushatë të ashpër edhe brenda vetë partisë së saj, ka përsëritur të dielën se ajo do të preferonte largimin e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje sesa të vazhdojë të bëjë koncesione tjera me Brukselin. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bota u mbyll, ata jo – si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza – ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi