LAJMI I FUNDIT:

Borë në Gjavatë, LAMM bën thirrje për kujdes me shpejtësinë e automjteve

Borë në Gjavatë, LAMM bën thirrje për kujdes me shpejtësinë e automjteve

Komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë me lagështi. Reshje të borës ka në vendkalimin Gjavatë por nuk ka shkaktuar pengesa për qarkullimin e komunikacionit, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Nga atje thonë se komunikacion jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.


Kujtojmë se nga dje (15.03.2023) ka skaduar afati për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve dimërore në automjete./Telegrafi/