LAJMI I FUNDIT:

Boks – Kosova prezantohet në Poloni

Boks – Kosova prezantohet në Poloni

Përfaqësuesja e Republikës së Kosovës në boks sonte do të udhëtojë për në Rybik të Polonisë ku do të marrë pjesë në një turneu ndërkombëtar të boksit.

Turneu “PUCHAR PREZYDENTA MIASTA RYBNIKA”, i njëmbëdhjetin me radhë, organizohet nga nesër, 28 tetor, deri të dielën, 30 tetor.

Në këtë aktivitet ku garojnë 13 shtete, Kosova do të prezantohet me dy boksierë, Lirim Bajrami në katrorin deri në 57 kilogramë dhe Armend Xhoxhaj në kategorinë deri në 81 kilogramë.

Në këtë turne do të ndajë drejtësinë edhe një shqiptar, gjyqtari ynë Latif Demolli. Para dy vitesh në këtë turne boksieri ynë Liridon Zeqiri pati fituar medaljen e artë dhe ishte shpallur boksieri më luftarak. /Telegrafi/