LAJMI I FUNDIT:

Bogdani: Humbja ndaj Bosnjës nuk është tragjedi

Bogdani: Humbja ndaj Bosnjës nuk është tragjedi

Erjon Bogdani ka thënë se disfata e mbrëmshme ndaj Bosnjë e Hercegovinës nuk është ndonjë ‘tragjedi’ pasi skuadra rivale ka qenë ‘shumë e emirë’.

“Shiko, ishte një humbje përballë një skuadre shumë të mirë dhe nuk duhet ta bëjmë tragjedi. Ne e dinim që në pjesën e dytë Bosnja do të na sulmonte, por mënyra se si erdhi goli, të bën të ndihesh keq”, ka thënë Bogdani gjatë një interviste për Sporti Shqiptar.

Sulmuesi kuqezi u zëvendësua në pjesën e dytë nga trajneri Josip Kuzhe pasi nuk tregoi ndonjë lojë të mirë në pjesën e parë. Dështim në ndeshje ishte edhe sulmuesi tjetër, Hamdi Salihi. /Telegrafi/