Seriea 2 e BMW Active Tourer prezanton inovacion të kësaj marke me klasë kompakte premium që bashkon funksionalitetin dhe komoditetin me dinamikë, stil dhe elegancë tipike të BMW-së.
Krahas zmadhimit të dimensioneve të jashtme, ky model ofron hapësirë të mjaftueshme në brendësi për udhëtarët e vet.
Motorët e rinj turbo, paketa e gjerë BMW EfficientDynamics, funksionet e ndryshme të navigacionit përmes sistemit ConnectedDrive, si edhe tërheqja me rrotat e para, garantojnë përjetim sportiv gjatë vozitjes.
Edhe ky model përmban karakteristikat tipike të markës BMW: Drita të përparme të dyfishta, projektim të shkurtër të përparmë dhe të pasëm, hapësirë të lartë mes boshtit, drita të pasme në formë të shkronjës L. Në brendi gjendet radio, klima dhe ventilimi të drejtuar kah shoferi. Bagazhi i madh 468 litra (maksimum 1.510 litra) dhe mbledhja e ulëseve të pasme, garantojnë shfrytëzim të përditshëm.
Në ofertë do të jenë tre motorë të fortë dhe efikasë me tre ose katër cilindra të një gjenerate të re. Përparësitë janë në mënyrën kompakte të konstruktimit, teknologjinë BMW TwinPower Turbo dhe plotësojnë normat e EU6.
Motori i ri trecilindërsh me benzinë ofron efikasitet dhe performanca të mëdha – shpenzon në formë të kombinuar nga 4.9 l deri në 5.2 l në 100 km, emisioni i CO2 është i kombinuar 120-115g/km, marshi është manual me gjashtë shpejtësi.
Motori tjetër me katër cilindra – shpenzon 6.0-5.8 l/100 km, emisioni i CO2 139-135 g/km, marshi steptronik me tetë shpejtësi. Zhvillon fuqi prej 170 kW/231 KF, ndërsa nga 0 deri në 100 km/h arrin për 6.6 sekonda. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 240 km/h.
Në ofertë është edhe një tjetër motor me katër cilindra, i cili shpenzon dukshëm më pak 4.3-4.1 l/100 km, emisioni i CO2 114-109 g/km, ndërsa zhvillon fuqi prej 110 kW/150 KF, me shpejtësi maksimale prej 208 km/h.
BMW Active Tourer do të fillojë shitjen nga 27 shtatori 2014, ndërsa çmimi fillestar në Gjermani pritet të jetë 27.200 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA
Aventador është mbreti i Lamborghini V12

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Volvo më i shitur në një edicion të ri
Renault-Nissan – me dhjetë vetura vetë-vozitëse deri më 2020

A është kjo mënyra më argëtuese për të matur shpejtësinë e veturës?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit