LAJMI I FUNDIT:

Black Friday–harrojeni, dhjetori është festa e çmimeve të lira

Black Friday–harrojeni, dhjetori është festa e çmimeve të lira

Nëse keni humbur (ose e keni shmangur qëllimisht) fundjavën e së premtes së zezë, mos u shqetësoni. Keni shumë mundësi që në dhjetor të gjeni zbritje të mëdha.

Ndërsa akoma jeni në rrugë për ta bërë listën tuaj të dhuratave për më të dashurit tuaj, 15 dhe 16 dhjetori janë ditët e qëlluara për ta realizuar festën tuaj të parë të blerjeve super të lira.

Derisa temperaturat po zhyten, dritat me ngjyrë kanë zbukuruar rrugët e qytetit, e atmosfera festive vetëm sa ka filluar, duket se gjithçka që bëjmë është që sillemi vërdallë dyqaneve ushqimore, për t’i zgjedhur dhuratat më të mira dhe ushqimet e preferuara për netët festive, të cilat do t’i kalojmë së bashku, me më të dashurit tanë.

Ne do t’ju japim disa këshilla se si mund të përfitoni nga ofertat dhe çmimet super të lira gjatë këtij muaji, në mënyrë që t’i merrni ushqimet apo produktet tuaja dhe duke kursyer ca para në xhepin tuaj.

Më 15 dhe 16 dhjetor, si asnjëherë më parë, së bashku do ta hapim vitin e ri, me plot dhurata e shpërblime, oferta të pasura, produkte cilësore, e çmime super të lira. Andaj nuk duhet ta humbni këtë rast të jeni prezent, në mënyrë që t’i merrni produktet tuaja të preferuara.

Disa këshilla që ndoshta do t’ju ndihmojnë për të kryer blerje, duke fituar më shumë e duke shpenzuar më pak:

– Bëje listën e produkteve që planifikoni t’i bleni.
– Përcjelli fletushkat e zbritjeve në mënyrë që t’i gjeni çmimet më të mira.
– Shfrytëzoji kartelat e lojalitetit që të përfitoni sa më shumë.
– Bëni blerjet tuaja në një vend etj.

Këto më lart ishin vetëm disa nga gjërat e mira të cilat mund t’i shfrytëzoni në dhjetor.
Shihemi të premten, në festën tonë të madhe!. /Telegrafi/