Kryetari i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), Samir Krasniqi, ka deklaruar se interes vital për ekonominë e Kosovës për investime të huaja është ardhja e bizneseve gjermane. Ai në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se potenciali që ka vendi duhet të shfrytëzohet maksimalisht në të mirë të përmirësimit të gjendjes së vet numërimit. Ai ka bërë me dije se në Kosovë kompanitë gjermane që operojnë në Kosovë janë të sektorëve të ndryshëm dhe me mjaft sukses.
“Janë disa ndërmarrje që afarojnë dhe kanë krijuar vende të reja të punës në sektorin e prodhimit, në sektorin e prodhimit të materialeve të ndërtimit, në ndërtimtari e inxhinieri, në sektorin e energjisë, të patundshmërive, në sektorë të ndryshëm të shërbimeve e shumë lëmenj të tjera”, tha Krasniqi.
Ai thotë se Gjermania është investitorja më e madhe në Kosovë që nga përfundimi i luftës. “Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare është në kontakt të vazhdueshëm dhe lobon bashkë me partnerët e saj në Gjermani sikur janë odat e shumta partnere, por edhe Unionin e Bizneseve Shqiptare në Gjermani, për t’ua ofruar gjithë informacionin e nevojshëm bizneseve gjermane rreth ambientit në Kosovë. Ne organizojmë konferenca të ndryshme në Kosovë e në Gjermani, qoftë me bizneset gjermane, por edhe me komunitetin e bizneseve shqiptare, për t’i diskutuar mundësitë më të mira për thithjen e investimeve gjermane në Kosovë. Gjithashtu, përcjellim me vëmendje çdo interesim të ndërmarrësisë gjermane që lidhet me Kosovën dhe në bashkëpunim të ngushtë edhe me Ambasadën Gjermane në Kosovë, por edhe me institucionet e tjera gjermane përpiqemi maksimalisht në këtë drejtim. Dua të them se, pos interesit vital për ekonominë e Kosovës për investime të huaja, është po kaq e rëndësishme, sidomos ardhja e bizneseve gjermane. Kjo për shumë arsye, duke nisur nga mishërimi që qytetarët e Kosovës kanë më shumë besim në produktet gjermane, kulturën e punës dhe metodologjinë bashkëkohore që aplikon. Interesim ka, por domethënëse është se sa nga ky interesim jetësohet. Janë disa kompani gjermane, por edhe të tilla me pronarë shqiptarë të Kosovës, që kanë arritur rezultatet të shkëlqyeshme të punës në Gjermani, që shprehin interesim për të investuar në Kosovë”, thekson Krasniqi.
Sipas tij, pritjet për investimet e huaja asnjëherë nuk janë një barometër real në të cilin mund të bazohemi.
“E rëndësishme është që të krijojmë ambient sa më miqësor për investimet e huaja. Fatkeqësisht, rënia e investimeve të huaja çdo vit, bazuar në të dhënat që kemi, tregon se nuk kemi bërë mjaftueshëm që tregu ynë të jetë atraktiv për investimet e huaja dhe këto lidhen me shumë faktorë. Para së gjithash, duhet theksuar se ato janë të varura shumë ngushtë, me funksionimin e shtetit ligjor. Biznesi është shumë i ndjeshëm dhe kërkon të depërtojë aty ku kushtet dhe rrethanat e operimit janë më të mira. Kosova ka shënuar ngecje të vazhdueshme në krijimin e ambientit të mirë. Po flas në krahasim me disa nga vendet e rajonit, të cilat me oferta të ndryshme po luftojnë me agresivitet për të përfituar sa më shumë prej bizneseve të huaja”.
Krasniqi ka treguar se biznesi gjerman ka krijuar vende të reja të punës në sektorin e prodhimit, në sektorin e prodhimit të materialeve të ndërtimit, në ndërtimtari e inxhinieri, në sektorin e energjisë, të patundshmërive, në sektorë të ndryshëm të shërbimeve e shumë lëmenj të tjerë. Kontaktet tona me biznese gjermane janë të përditshme dhe ne ofrojmë gjithë informatat e nevojshme për ta, pavarësisht se nga cila veprimtari kërkohen, në mënyrë që të ndihmojmë në rritjen e volumit të kompanive gjermane për investime në Kosovë. /Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite