Kamatat e kredive në bankat komerciale që operojnë në Kosovë, vazhdojnë të jenë të larta dhe kjo po vështirëson zhvillimin e bizneseve, thonë ekspertë për çështje ekonomike dhe financiare. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, thuhet se në tre mujorin e fundit të vitit të kaluar, normat mesatare të interesit për kredi dhe depozita kanë vazhduar trendin e rënies.
Por, sipas këtyre të dhënave, norma mesatare e interesit në kredi u zvogëlua në 10.8 për qind krahasuar me 12.2 për qind në shtator të vitit 2013. Megjithatë, eksperti për çështje ekonomike Muhamet Sadiku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se këto norma janë të pafavorshme për operimin normal të bizneseve në vend.
Ai ndërkaq thotë se bankat komerciale në Kosovë janë akomoduar me këto kamata, pavarësisht asaj se këto kamata tregojnë se çmimi i kapitalit në Kosovë është gati dyfish më i shtrenjtë se sa në tregjet ndërkombëtare. “Me këto kamata të larta, bizneset e kanë të vështirë që të jenë konkurruese në tregun e Kosovës e lëre më në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Ne kemi pritur se me hyrjen e bankave të reja në tregun bankar, do të ketë ulje të ndjeshme të kamatave, por kemi një ulje simbolike dhe të parëndësishme që të komentohet nga qytetarët dhe bizneset”, thekson Sadiku
Edhe Milazim Abazi, ekspert për çështje financiare, thotë se bankat komerciale kanë filluar të reflektojnë në uljen e normave të kredive, por kjo ulje sipas tij, është e pamjaftueshme
Ai konsideron se bankat nuk kanë arsye që të kenë norma më të larta se deri në shtatë për qind, konkretisht për bizneset që kanë një histori të mirë në pagesat e kësteve të kredive. “Normat ende janë të larta dhe është e vështirë që bizneset sidomos në prodhim, të bartin një interes kaq të lartë. Kështu që, unë pres që bankat të reflektojnë dhe nuk ka arsye që bankat në Kosovë të mbajnë interes aq të lartë në kushtet e një interesi kaq të ulët në kursime”, thekson Abazi.
Ndryshe, kamatat e larta të kredive nga përfaqësues të komunitetit të biznesit, janë vlerësuar si një ndër shkaqet e falimentimit të bizneseve të ndryshme në vend.
Kurse në disa analiza të mëhershme të disa instituteve në vend, është thënë se shërbimet në sistemin bankar janë të pafavorshme për zhvillimin e veprimtarisë se bizneseve.
Këtë shqetësim e paraqet edhe profesori i ekonomisë Muhamet Sadiku, duke thënë se bizneset kanë ardhur në situatë të marrin kredi të reja për të mbuluar kreditë e vjetra. ”Pajtohem se pjesëmarrja e kredive në financimin e bizneseve është e konsiderueshme dhe se tashmë është krijuar një rreth kur bizneset marrin kredi të reja për kthimin e kredive të vjetra dhe ky qark një ditë do të mbyllet dhe të përfundojë më falimentim të bizneseve. Është paradoksale që në Kosovë të kemi banka profitabile, kurse në anën tjetër të kemi biznese të paqëndrueshme“, thekson ai.
Sidoqoftë, sipas veprimtarive ekonomike, struktura e kredive të ndërmarrjeve vazhdon të dominohet nga kreditë e destinuara për tregti me pjesëmarrje prej 52.5 për qind, pasuar nga prodhimtaria me 11.9 për qind dhe ndërtimtaria me 8.9 për qind. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri