Bisedimet Kosovë – Serbi dhe integrimet evropiane
Mjaftuan disa deklarata të politikanëve evropianë për “bisedat e reja” me Serbinë dhe mediumet tona vërshuan me prognoza të bisedimeve si diçka që do të ndodhte shumë shpejt. Por shpejt stuhia kaloi dhe u pa se nga gjithë ajo zhurmë që u ngrit nuk kishte asgjë. Në fakt në agjendë ishte dhe vazhdon të jetë një proces tjetër i cili ka të bëjë më mundësinë që kreu shtetëror i Kosovës të jetë në një tavolinë me kreun shtetëror të Serbisë së bashku me udhëheqës të tjerë botërorë. Natyrisht si një fazë iniciale e proceseve të mëtutjeshme apo edhe bisedimeve. Pra bisedime do të ketë e ato në fazat e ardhshme shumë më tepër do t’u ngjajnë improvizimeve për të arritur në çështje kruciale. Por jo për statusin natyrisht. Gjithsesi që e gjithë kjo është e lidhur me procesin e integrimit të rajonit në BE.
Është interesant se pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Serbisë, nga zyrtarë shtetesh të BE-së po dalin në publik deklarata e sugjerime për Serbinë që në dukje janë goxha të hershme. Serbisë po i bëhet më se e qartë se nuk mund të bëhet në asnjë mënyrë pjesë e BE-së nëse edhe më tutje insiston në Kosovën si pjesë e saj. Ndonjë zyrtar ”i paidentifikuar” i Gjermanisë apo së fundmi edhe sekretari shtetëror për punë evropiane i Belgjikës Olivier Chastel i thanë shumë qartë Serbisë se nuk mund të presë integrime në BE me Kosovën si pjesë e saj. Edhe ministri i jashtëm i Francës Kouchner tha se Kosova dhe Serbia do të jenë në BE si dy shtete.
Gjatë integrimeve në BE, Serbia nuk ka punë me Komisionin Europian për anëtarsim por me 27 anëtarët e BE-së të cilat veç e veç duhet të ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësim. Secili shtet i BE i cili e njeh pavarësinë e Kosovës nuk mund të bëjë ratifikimin e pranimit të Serbisë në BE nëse në Kushtetutën e Serbisë figuron Kosova si pjesë e saj sepse ato shtete nuk e njohin e Kosovën si pjesë të Serbisë. Kjo iu tha qartë Serbisë nga zyrtarët e lartpërmendur. Po edhe nga shumë të tjerë me siguri.
Ndoshta një analizë më të thukët të asaj që na pret e ka dhënë ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Stephen Wordsworth. Analiza është botuar në një blog të mediumit B92 të Serbisë. Ambasadori Wordsworth përmend rastin e ish dy Gjermanive të cilat nuk e njihnin njëra tjetrën por nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Rasti i dytë që përmend ambasadori është problemi i Irlandës Veriore e cila është pjesë e Britanisë së Madhe. Republika e Irlandës edhe pse kishte pretendime territoriale duke e konsideruar Irlandën e Veriut si pjesë unike të saj pas modifikimit të Kushtetutës së vet kishte kaluar në “synim për bashkim”.
Këshillat që ambasadori Wordsworth i dha Serbisë janë të qarta. Serbia do të duhet që në një të ardhme të afërt të përmirësojë raportet me Kosovën. Serbia duhet të bisedojë me përfaqësuesit e Kosovës dhe të heq nenin e Kushtetutës që thotë së Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë. Sipas ambasadorit “shtetet mund të bashkëpunojnë me njëra tjetrën edhe pa një njohje të njëra tjetrës”.
Nëse analizohen qartë këto zhvillime atëherë mund të shohim edhe dritën në fundin e tunelit. E kjo dritë tregon se cilado qofshin deklarimet e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë bisedime do të ketë. Çështja është në cilin format dhe kur mund të pritet fillimi i atyre bisedimeve.
Është iluzore të mendohet se do të këtë çfarëdo hapi konkret në lidhje me bisedimet para dhënies së opinionit këshillëdhënës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND). Lajmi i fundit për shtyrjen e dhënies së opinionit nga GJND-ja lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës deri në fund të Gushtit tregon qartë se u bë pikërisht për të pamundësuar Serbinë që të kërkojë negociata të reja për statusin e Kosovës. Serbia kishte planifikuar që këtë ta bëjë pas opinionit të GJND-së duke kërkuar miratimin e një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që mblidhet në shtator.
Këto veprime të bashkësisë ndërkombëtare me prolongimin e opinionit të GJND-së në fakt janë paralizuese për kërkesat e Serbisë për rihapje të negociatave për statusin e Kosovës. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ishte shpresa e fundit e Serbisë për rihapje të negociatave për statusin e Kosovës meqë Këshilli i Sigurimit nuk mund ta bëjë këtë pasi një gjë të tillë nuk do ta lejonin anëtaret e përhershme me të drejtë vetoje që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Do të jetë shumë interesante të shihet se si do të vazhdohet më tutje në kushtet kur Serbia nuk mund të iniciojë bisedime politike për statusin e Kosovës e në anën tjetër përfaqsuesit e Kosovës nuk duan kurrfarë bisedimesh tjera përveç atyre teknike. Zgjidhja me gjasë do të jetë në improvizimin e tyre. Udhëheqësit e Kosovës do të hyjnë në bisedime në një fazë të mëvonshme (meqë në fillim ndërmjetësuesit do të kryejnë punë) duke thënë se po bisedojnë për çështje teknike. Udhëheqësit e Serbisë në anën tjetër do të bombardojnë opinionin e tyre me “suksesin e arritur” që të ulen me përfaqësuesit e Kosovës për të biseduar dhe arritur një marrëveshje për statusin e Kosovës “të pranueshme për të dyja palët”.
Realiteti do të jetë që do të ketë bisedime teknike por edhe politike. Kreu serb e di shumë mirë se e ka humbur Kosovën prandaj ata në fakt nuk do të negociojnë për statusin e Kosovës. Synimi i tyre është që të negociohet për ndarjen e Kosovës. Edhe opinioni serb do të pajtohej me pavarësinë e Kosovës po të merrnin një copë të saj e në këtë rast veriun. Edhe deklarata e Tadiqit se “nuk mundet që njëra palë të fitojë gjithçka e tjetra të humb gjithçka” e dëshmon pikërisht ndarjen. Në këtë kontekst pala serbe do të kërkojë negociata gjoja për statusin por duke synuar negociata të vërteta për ndarjen e Kosovës.
Në këto kushte udhëheqësit e Kosovës do të gjenden para një dileme që të pranojnë ndarjen e veriut për një pranim të shpejtë të pavarësisë së Kosovës nga Serbia duke i dhënë territor apo të shkohet në variantin tjetër që të insistohet në bisedime strikt teknike ku të kërkohet zgjidhja e problemeve të ndryshme praktike ndërmjet shteteve. Me variantin e parë do të njihemi si shtet nga të gjithë dhe fitojmë vend në organizatat ndërkombëtare por humbim territor. Gjithsesi që varianti i dytë është më optimal për ne sepse Serbia nëse jo formalisht atëherë së paku de fakto do të jetë e detyruar që ta pranojë Kosovën si shtet. Kjo do të ndodhë sidomos para procesit të ratifikimit të anëtarësimit të Serbisë në BE.
Për të arritur këtë do të na duhet një politikë e mençur dhe me hapa të kujdesshëm. Strategjisë për veriun të paraqitur nga qeveria e Kosovës dhe ICO-ja duhet dhënë kujdes të shtuar. Çfarëdo qofshin deklaratat e BE-së apo NATO-s ata do ta përkrahin atë strategji apo cilëndo tjetër që synon integrimin e veriut me mjete demokratike. Ata do të përdorin instrumente të presionit ndaj Serbisë për shuarjen e strukturave paralele nga Kosova e sidomos pas dhënies së opinionit të GJND-së. Kjo do të mundësojë që veriu të integrohet dalëngadalë ashtu siç po ndodh me enklavat serbe që po integrohen në institucionet e Kosovës.
Dikush mund të thotë po çka nëse Serbia hyn para nesh në BE? Në atë rast Serbia mund të bllokojë hyrjen e Kosovës në BE. Por në fakt jo vetëm Serbia mund ta bëjë këtë por edhe secili shtet i BE që ndërkohë eventualisht mund të mos e ketë njohur Kosovën. Problem mund të paraqesë edhe Bosnja e Hercegovina e cila po ashtu nuk mund ta njohë Kosovën për arsye te vetos serbe.
Po a ka zgjidhje për këtë problem? Natyrisht që ka dhe zgjidhja e gjithë këtij lëmshi të ngatërruar do të jetë hyrja në bllok e të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor në BE. Me njohjen de fakto nga ana e Serbisë, Kosova fiton më shumë njohje formale nga shtetet tjera. Edhe Rusia do ta njohë Kosovën në aso kushtesh me arsyetimin se ”nuk mund të jenë serb më të mëdhenj se vet serbët” dhe kështu Kosova përveç BE-së fiton edhe OKB-në.
Duke hyrë në bllok në BE pamundësohet vetoja e secilit shtet kundër të tjerëve. Zyrtarë të BE-së kanë përsëritur shumë herë se nuk do të lejohet gabimi i Qipros apo rasti i fundit i problemeve Slloveni – Kroaci. E problemi i Kosovës është shumë më i komplikuar prandaj edhe do të ketë kujdes më të madh. Kjo do të thotë se në asnjë mënyrë nuk do t’i lejohet Serbisë që të bllokojë rrugën e Kosovës si shtet dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
Sado që ka deklarime të ndryshme në fakt dihet që kemi këtë ”hartë rrugore”. Duke qenë se politika në vendet e Ballkanit është tejet e kompleksuar atëherë do të kemi në fillim improvizime të ndryshme sa i përket bisedimeve. Me afrimin e kohës për integrime evropiane (për Kosovën euroatlantike) këto improvizime do të kthehen në biseda dhe kontakte normale. Ajo që është më e rëndësishme tek ne është shmangia nga përhapja e panikut nga ndonjë medium tek ne siç ndodh zakonisht. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe nuk e përsërisin këtë kot si papagaj edhe fuqitë e mëdha. Kosova do të jetë e tillë siç është edhe për nga territori por na duhet që deri në cak të jemi pragmatike dhe të shmangim histerinë që jo rrallë po na ndodh. Zhvillimi ekonomik, lufta kundër krimit e korrupsionit natyrisht është çështje në vete për të arritur integrimet evropiane.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër