LAJMI I FUNDIT:

Biologët e kanë zbuluar peshkun e parë me gjak të nxehtë

Biologët e kanë zbuluar peshkun e parë me gjak të nxehtë

Deri më tani është menduar se peshqit janë krijesa me gjak të ftohtë. Mirëpo, zbulimi i fundit tregon se megjithatë është një lloj peshku që ka gjak të nxehtë.

Opah është peshku që kontrollon temperaturën e trupit, duke i përplasur krahët.

E, mundësia e tij për të kontrolluar vet temperaturën e trupit, bën që ai të notojë dhe të lëvizë më shpejtë se grabitqarët tjerë, transmeton Telegrafi.

Me peshë prej 90 kilogramësh, ky peshk ka formë ovale, që arrin madhësinë e një rrote automobili.


“National Oceanic and Atmospheric Administration” kanë ekzaminuar disa raste të peshqve Opah, që janë zënë në brigjet e Kalifornisë.

Hulumtuesit nga NOAA kanë vërtetuar, nga pjesa e gushës, që peshku ka gjak të nxehtë. /Telegrafi/