LAJMI I FUNDIT:

Bing në të gjitha pajisjet BlackBerry

Bing në të gjitha pajisjet BlackBerry

Drejtori ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer është paraqitur në skenë në ngjarjen e kompanisë RIM, BlackBerry World 2011.

Ballmer e ka paralajmëruar bashkëpunimin e Research In Motion me Microsoft, më saktësisht ka thënë se tani motori i kërkimit Bing do të integrohet në të gjitha pajisjet BlackBerry.

Kështu, Bing do të jetë motori i parë i kërkimit në pajisjet e ardhshme BlackBerry, ndërsa Bing gjithashtu do të integrojë edhe hartat e saj në tabletët dhe telefonat e mençur të RIM.


Duke filluar prej sot, Bing do të shndërrohet në makinën e preferuar të kërkimit për pajisjet BlackBerry, duke përfshirë edhe hartat dhe integrimin e thellë të saj edhe në sistemin operativ BlackBerry.

Ky është një lajm i mirë për Microsoft, pasi që kjo kompani do të marrë edhe më shumë pjesë të tregut në pajisjet mobile, ndërsa Google nuk do të jetë aspak e lumtur që motori i saj i kërkimit po zëvendësohet për Bing. / Telegrafi /