Lëpjeta, rrodhja, çikorja e egër, humulusi, mëllaga, hithra, etj., kanë veti terapeutike, prandaj mund të përdoren në çaje vetëm apo të shoqëruara me bimë të tjera mjekësore.
Fshatarët, dikur përgatisnin supa të pasura me barishte të egra të sapoçelura nëpër fusha: rrodhe, mëllaga, altea, çikore të egra, sumbullare etj. Qëllimi ishte marrja e shpejtë e vitaminës C. Përmes këtyre supave të shijshme merrnin edhe energji e gjallëri, falë mijërave substancave bioaktive të pranishme në këto bimë të egra.
Këto bimë kanë edhe veti terapeutike, prandaj mund të përdoren në çaje vetëm apo të shoqëruara me bimë të tjera mjekësore. Secila prej tyre ka një histori interesante, transmeton Telegrafi.
Lëpjeta (Rumex acetosa)
Lëpjeta është një ndër bimët më të përdorura në Amerikë për profilaksinë e sëmundjeve tumorale. Veçoritë mjekësore të kësaj bime janë të shumta; ajo përdoret për shërimin e akneve, për diabetin e kolesterolin e lartë. Shija e athët e bën unike në sallatat mikse. E zier ka shijen e spinaqit.
Rrodhja (Arctium lappa)
Rrodhja, bimë barishtore njëvjeçare përdoret shpesh në fitoterapi, por edhe në kuzhinën e varfër. Efektet mjekësore të rrodhes janë të shumta: purifikuese, hipoglikemizuese, ajo përdoret gjerësisht edhe kundër akneve.
Çikorja e egër (Cichorium intybus)
Mund ta gjeni mbi drurët e ullinjve në gusht, mes thatësirës se pafundme. Është një bimë e pasur me vitaminën A, B, C, K, me aminoacide, insulinë (sheqer i dobishëm për zhvillimin e florës bakteriale)
Në fitoterapi përdoret për diabetin, hepatitin, kolesterolin e lartë, kapsllëkun.
Humulusi (Humulus lupulus)
Bimë barishtore kacavarëse, me gjethe të ashpra në trajtë zemre, me kokrra si boçë pishe me fara, të cilat përdoren për t’i dhënë birrës shijen dhe erën e veçantë.
Hormonet vegjetale (ekstrogjenë) me të cilat humulusi (por dhe soja apo elbi) është i pasur ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të menopauzës, (afshin, nervozizmin, djersitjen e tepërt) si dhe e mbrojnë gruan nga tumori i gjirit.
Pjesët e përdorshme: kokrrat (të ngjashme me boçat e pishës), kulpësi i butë. Kokrrat e saj i japin supës një shije të veçantë.
Këshillohet për vetitë e saj gjatë menopauzës, në porfilaksinë e përsëritjeve të tumoreve femërore, në menstruacionet e parregullta dhe kundër pagjumësisë.
Mëllaga (Malva silvestris)
Është mbretëresha e bimëve mjekësore. Një çaj mëllage shërben si etjeshues, pastrues, kundërinfektiv, laksativ, falë numrit të madh të jargëzave të pranishme në gjethe, kërcell e rrënjë.
Mëllaga është e vetmja bimë mjekësore që nuk jep asnjë efekt anësor, pavarësisht sasisë së përdorur, Shumë të mira janë gjethëzat e mëllagës, të ziera me fasule e lakër të zezë. Këshillohet për artrit, ciste, dhimbje kyçe, astmë, stomatit. Çaji i gjetheve të mëllagës është një pastrues i fortë.
Një valim e mirë përgatitet duke zier për njëzet minuta, në një litër ujë tri lugë mëllage të thërrmuara. Këshillohet një filxhan tre herë në ditë, i ëmbëlsuar me mjaltë.
Hithra (Urtica dioica)
Vetitë e hithrës janë të shumta: lufton hemorragjitë (sidomos ato hundore tek fëmijët), është një tkurrës intestinal, (e rekomandueshme në rastet e diarresë), shton qumështin tek nënat e reja, lufton alergjitë si dhe urtikariet.
Hithra është mjaft e pasur edhe me klorofil dhe është ndoshta i vetmi ilaç natyral i dobishëm kundër rënies së flokëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin