Njihet si vajza pa komplekse, sepse krijon situata për të qeshur kudo dhe me këdo. Ajo është Besiana Kasami, por që të gjithë e njohin si Big Mama. |
Pas disa këngëve të nxehta dedikuar flirteve e ndjenjave, po përgatitet për klipin e ri “Milion”, kushtuar parave. Artistja nga Maqedonia, e cila për pak muaj bëhet 30 vjeçe, flet për sigurinë e vajzës në masën XXL, dashurinë që mund të ndikojë në karrierën e saj dhe si është në shtrat një tip si ajo.
Ke tentuar disa herë të humbasësh kilogramë. Cila është dieta jote e momentit, dhe realisht e ke problem peshën?
Në fakt kam tentuar disa herë, kam larguar kilogramët e më pas i kam marrë sërish. Kështu që u jam larguar dietave të ndryshme që u jam nënshtruar. Dieta ime për momentin është vetëm punë, koncerte, dasma e ahengje të ndryshme me njerëz. Gjithsesi, dua të them se nuk e kam shumë problem peshën, sepse nuk dukem që kam aq shumë kilogramë. Por jemi mësuar të shohim femra thatanike në ekran e afër tyre unë dukem shumë e madhe (qesh). Dukesh si vajza në harmoni me këdo e gjithçka.
Ti je njeriu i lumtur dhe në jetë?
E lumtur jam, por harmonia varet për çfarë, si, e nga shumë gjëra që përbëjnë jetën time. Ndryshe është ajo që shihet, ndryshe si përjetohet, dhe ndryshe për ata që më njohin nga afër. Pastaj skena nuk është si në realitet, sepse nuk të lejon të vajtosh e të shfaqesh dosido. Atyre që na kanë ngritur këtu ku jemi, u kemi për borxh t’u sjellim gjëra të bukura, kështu që nuk është gjithçka “fantazi”.
Është bota jote shpirtërore aq e madhe sa emri yt Big?
Botën time unë e perceptoj ndryshe, besoj. Kam një familje të mrekullueshme, një shoqëri që gjithkush do e donte, njerëz pozitivë që më rrethojnë çdo ditë, fansa që më presin mirë kudo ku shkoj e ngado që shfaqem. A i duhet njeriut më shumë se kaq?!
Zakonisht kur merr pjesë në festivale apo evente muzikore duket sikur i vë në lojë kolegët e tu. Si ka mundësi që je kaq e lirshme?
Po qëllimi është që të bëjmë “show”, të shfaqim gjëra të bukura nga ato të këqijat që dëgjojmë çdo ditë në televizione e lexojmë në gazeta. Njerëzit në këtë botë duan të kënaqen me atë që shohin në ekran, dhe besoj që ne artistët këtë e kemi detyrim ndaj publikut. Pastaj unë shfaqem rrallë në evente të tilla, ndaj kur shfaqem, dua të godas fort. Zakonisht e shpreh veten edhe me anë të mesazheve të bukura që transmeton nëpërmjet këngëve.
Klipi i ri kujt i dedikohet?
Qëllimi im është që në karrierën time të kem projekte, që do të mbahen mend gjithë jetës e jo këngë sezonale. Kënga ime e re titullohet “Milion”, e në bazë të titullit besoj që do të mësoni se për çfarë bëhet fjalë. Këngën do e lançoj këtë muaj e shpresoj që t’ju pëlqejë.
Nuk i qëndron larg dashurisë as ti në fabulat e tua. Ndihesh gati për ta ndarë historinë e dashurisë me të tjerët?
Jam e dashuruar, por dashurinë e mbaj për vete dhe nuk do e tregoj, sepse në momentin që do të martohem, nuk e di çfarë vendimi do të marr për karrierën time muzikore.
Ndodh që bëhesh melankolike në lidhje, e nëse ai të tradhton çfarë do të merrrte si shpërblim prej teje?
Se si jam unë në një lidhje do ua lë ta kuptojnë vetë të gjithë ata që janë në një lidhje dashurie, dhe që e dinë se si mund të jetë një person i dashuruar. Sa për tradhtinë, varet. Unë për vete nuk tradhtoj e nuk më ka ndodhur të më tradhtojnë. Besoj që të gjithë e dinë vendin e tradhtarëve (qesh).
Në shtrat je e nxehtë dhe e egër apo e ftohtë dhe e përmbajtur si femrat tradicionale?
Edhe pse njihem si femër e pakompleksuar, nuk do doja të përgjigjesha në këto pyetje, sepse zgjoj epshet mashkullore pastaj (qesh). Për ty dashuria njeh moshë, gjini, racë? Po s’e di dhe nuk është se kam paragjykime për këto gjëra. Thjesht mua nuk më ka ndodhur dhe nuk e di çfarë komenti të jap, sepse një gjë duhet përjetuar, që më pas ta analizosh.
Big Mama në skenë, mama në jetë kur ke plan të bëhesh?
Ehh mama kur e ka shkruar Zoti! Besoj që në një të ardhme të afërt jo, më tej s’e di.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës
Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu
Sot të dy banorë në Big Brother VIP Albania, por dikur Laert Vasili ishte pjesë e klipit të Rozana Radit
A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles