Big Brother: Ne jemi të njëjtë
1. Shfaqja mediale “Big Brother (is watching you)” (ose Vëllai i Madh po të shikon), na tregoi se ne, shqiptarët dhe shqiptaret nga Kosova dhe nga Shqipëria, nuk dallojmë fare mes vete, as si shqiptarë e as si karaktere.
Big Brother ishte, është dhe mbetet një rekuzitë mediale e pëlqyer dhe e shikuar nga publiku, kudo. Kështu, pjesa e parë e shfaqjes Big Brother ishte ajo që nxiti kureshtjen e shikuesve, pra, shikueshmërinë, ndërsa pjesa e dytë ishte vijimësi e të parës. Për nga përmbledhja dhe renditja e karaktereve (ose personazheve), pjesa e parë e Big Brother ishte një organizim shumë më i mirë sepse ishte spontan, bashkë me moderatoren. Në pjesën e dytë, kjo moderatorja më nuk kuptohej nëse ishte moderatore apo valltare ekzotike e cila me ngulm kërkonte tërheqjen e vëmendjes. Sido që të jetë, kjo sjellje, moderatoren e bënte karakterin e parë dhe të paevitueshëm, pra, të natyrshëm në këtë shfaqje gjithsesi jo spontane.
Nuk e di nëse ia vlen të theksohet që prania e Mimozës dhe ajo e mëhershmja e Besës nuk ishte krejt e rastësishme. Kjo shfaqje nuk do ta kishte shikueshmërinë në trevën e Kosovës pa këto karaktere. E rastësishme? Natyrisht që jo. Organizatorët e Big Brother e dinë se çfarë bëjnë. Por, kjo nuk është poenta.
Shfaqjes Big Brother mund t’i qasesh nga shumë vështrime. Femrat, kryesisht, e shikuan këtë shfaqje duke komentuar dialogun e karaktereve. Pra, ato shprehnin ndjenjat e tyre përmes dialogut të karaktereve. Deri në atë masë saqë në mediat tona u bë një shkrim që u sugjeronte femrave tona të lexojnë. Nga pikëvështrimi mashkullor, ky sugjerim del pak naiv dhe i papjekur. Por, edhe një herë, sugjerimi i tillë kishte ardhur si rezultat i dialogut mes karaktereve në atë shfaqje.
Nëse shikohet shfaqja në mënyrë pak më të gjerë, Mimoza del plotësisht e pafajshme (jo pse ka bërë ndonjë faj aty). Jo për ta mbrojtur Mimozën ose për ta sulmuar dikë tjetër, por Mimoza është personifikim ose përfaqësim i një mentaliteti të përgjithshëm të femrës kosovare. Nuk është puna te leximi ose mosleximi. Puna është se Mimoza është gjetur (me ditë të tëra) në një ambient krejtësisht të panjohur për të dhe ku (çuditërisht) është folur një gjuhë në kajde të gjuhës shqipe. Reagimi i Mimozës ishte spontan: ajo ka heshtur (sikurse njëfarë Lorna). Heshtja e saj, faktikisht, paralajmëron për dallime jo vetëm në karakter. Nga ky vështrim, shqiptarët nga Shqipëria dhe shqiptarët nga Kosova nuk dalin të njëjtë. Dua të them, nuk jemi të njëjtë në proces, pra, në mënyrën se si i bëjmë gjërat. Megjithëkëtë, në përgjithësi rezultati i veprimeve tona del gjithmonë i njëjtë. Dua të them, zhurma e Adelajdës dhe heshtja e Mimozës kishin të njëjtin qëllim. Dallonte vetëm mënyra e arritjes së atij qëllimi.
2. Ka shumë perceptime nëpër perëndim që kërkojnë ndalimin e kësaj shfaqje mediale e cila sjellë shikueshmëri të tmerrshme (të garantuar), por edhe përfitime materiale-financiare dhe politike për kompaninë mediale që e organizon dhe e transmeton atë. Big Brother është krijesë mediale që transmetohet tash e sa vjet nëpër shumicën e vendeve perëndimore. Me këtë shikueshmëri të tmerrshme, dhe me ndikim edhe më të tmerrshëm, shfaqjet e tilla shumë lehtë mund të dirigjojnë karakterin e njeriut, pra, jo vetëm opinionin publik. Për disa specialistë të komunikimeve, kjo paraqet rrezik.
Sido që të jetë, është mirë që kemi shfaqje të tilla si Big Brother në këtë hapësirë regjionale evropiane. Ato, në fakt, na tregojnë që nuk dallojmë në atë që e kërkojmë, pra, në qëllim. Dallojmë vetëm në mënyrën se si e kërkojmë, se si e parashtrojmë atë kërkesë, pra, në objektiva. Dua të them që politikbërësve u mbetet që të njohin këto dallimet, në mënyrat e vepruarit këtej dhe andej kufirit virtuoz shqiptar dhe të gjejnë rrugë për t’i bërë bashkë që të jetojmë bashkë në një sistem.
Por, megjithëkëtë, Big Brother na e zbulon karakterin individual të secilit prej nesh, na e tregon se sa të brishtë jemi si karaktere, se jemi në gjendje të bëjmë gjithçka vetëm e vetëm që të plotësojmë ambicien tonë personale. Jemi të gatshëm të ndahemi nga fëmijët, nga burri, nga gruaja, nga familja e gjerë, pastaj, jemi të gatshëm edhe në seks vetëm e vetëm të arrijmë qëllimin tonë. Dhe shumë gatishmëri të tjera. Asnjëra prej tyre nuk është as e hijshme për t’u parë e as për t’u diskutuar. Shumicën nga këto veprime ne i marrim si veprime intime, si veprime personale. E kur kanosemi nga jashtë, ne reagojmë se dikush po na e shkel privatësinë tonë. Sikurse Ylli Pango. Ne i bëjmë të dyja, edhe përmbushim ambicien tonë në mënyrën më të çuditshme të mundshme (në mungesë të paaftësisë sonë), por edhe kërkojmë mbrojtjen e privatësisë në mënyrë institucionale (nga po ato institucione të cilat i shkelim përmes paaftësisë sonë për të përmbushur ambicien tonë).
Këto veprime vlejnë për të dyja gjinitë, edhe mashkullore edhe femërore, kudo qofshin ato, si në Kosovë si në Shqipëri. Në fakt, që nga viti 1999, shoqëria e Kosovë, sidomos femra e Kosovës, ishte në gjendje të bëjë gjithçka vetëm për një vend pune. Nuk është fjala këtu për mbijetesë për shkak të mungesës së mirëqenies sociale. Këtu po flas për ambicie të cilat lirshëm mund të cilësohen të sëmura. Ky trend ende vazhdon tek të dyja gjinitë. Rezultati është se kështu e pëson e tërë shoqëria. Kjo vjen me garancion të përjetshëm.
3. Diskutimet e gjalla për dallimet dhe gatishmëritë e tilla individuale, shumë lehtë, një shoqëri të tërë mund ta fusin në bela mes vete. Sidomos shoqërinë e Kosovës e cila me vullnetin e vet është ndalur në status-quo (në pozitë të pandryshueshme) dhe të tranzicionit, e që nuk dëshiron të dal nga aty sepse është rehatuar në të.
Kështu, televizori po na e ndihmon jetën e tillë. Shfaqjet mediale si Big Brother mund të paketohen, të ofrohen e të blihen pa asnjë vërejtje. Bile kërkohen më shumë. Sepse aty i tërë realiteti i individit vjen i paketuar me muzikë, me dialog analizues-argëtuese dhe me veprime tjera relaksuese si rezultat i ndodhive dhe i karaktereve përmes të cilave mund të identifikohemi shumë lehtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës